Lëvizja Socialiste për Integrim, dega Durrës është shprehur sot me anë të një postimi në faqen zyrtare të Facebook se një vit pas tërmetit të 26 nëntorit, qeveria ka bërë vetëm propagandë, korriksion dhe nuk ka dhënë asnjë mbështetje për banorët e Durrësit. LSI, me anë të kryerates së degës Kontjana Kuçi, ngre pikëpyetje për miliardat që qeveria mori borxh për rindërtimin, që sipas saj nuk kanë shkuar në destinacion.
Postimi i plotë:
Ku shkuan 1.15 miliardë eurot që mori borxh qeveria për rindërtimin?
1500 banesat individuale të dëmtuara ende pa rregullime.
Nga 30 pallate të planifikuara për rindërtim nga e para, ZERO janë ndërtuar deri më tani.
Për 123 pallate të klasifikuara DS4 nuk ka asnjë informacion.
900 familje në banesat DS4 janë pa asnjë zgjidhje dhe informacion.
615 pallate për rikonstruksion janë ende në mëshirë të fatit.
2 lagje të reja të premtuara me standarde bashkëkohore në Spitallë dhe Manëz nuk kanë filluar nga puna.
Me mijëra familje janë ende në çadra.
Ku janë 1.15 miliardë eurot?
Banorët e Durrësit pa shtëpi, pa drejtësi, vetëm të zhvatur e të braktisur.
Gënjeshtra. Vetëm gënjeshtra.
Qeveri pa zemër për popullin e vet.
Qeveri që zhvat shqiptarët edhe në fatkeqësi.
Qeveria më e korruptuar dhe e pashpirtë në kontinent.
Kontjana Kuçi
Kryetare e LSI Durrës