Mos e besoni po deshët, por është e vërtetë! Einxhel Shkira thyen rekordin botëror të BBV

Einxhel Shkira ka thyer rekord botëror.Moderatorja shqiptare është një nga banoret më të përfolura të këtij formati me banorë “Vip”.

Ajo është komentuar shumë për karakterin e saj ‘të egër’ që e ka bërë lojën e saj më interesante, për lidhjen me Dagzin, për incidentin që i ndodhi brenda shtëpisë, si dhe së fundmi për debatin me Donaldin.

Meqenëse na ndajnë edhe pak orë nga finalja e madhe vlen të theksojmë rekordin që ka thyer Einxhel Shkira, që është vërtet i veçantë.

Ajo është më e nominuara në historinë e ‘Big Brother’ në të gjithë botën. Einxhel ka plot 19 nominime, duke kaluar kështu dhe rekordin e Janelle Pierzina në ‘Big Brother America’, e cila ka qenë në nominim 12 herë.

Kujtojmë se sot në darkë është finalja e madhe e Big Brother Vip, ku do zgjidhet edhe fituesi i sezonit të parë, që do të marrë me vete 100 mijë euro.

Favoritët kryesorë janë Donaldi dhe Iliri dhe thuhet se çmimi do ndahet pikërisht mes atyre dyve, por nuk duhen nënvlerësuar as dy vajzat finaliste, Einxhel dhe Beniada.

Author: admin