Një marrëdhëni e ngushtë po kalon nëpër një luftë pushteti./ Horoskopi i Meri Shehut 8 tetor 2022

Dashi

Do të jetë më e vështirë nga sa e mendoni për të formuar një aleancë. Ka një rivalitet të caktuar mes jush dhe një të sapoardhuri që nuk mund të mohohet. Në vend që ta impononi këtë marrëdhënie, ndaloni. Nuk është nevoja të ndiheni të kërcënuar. Së shpejti do t’ju duhet të trajtoni një emergjencë shpejt dhe me efikasitet. Askush nuk është më efektiv se ju.

Demi

Një ofertë për punë nuk është gjithçka. Juve ju mungojnë njohuritë dhe përvojat për të pasur sukses në këtë rol. Prisni për diçka që është e përshtatshme për ju. Një çështje ligjore nuk po shkon siç duhet. Ca gjëra mund të zgjidhen edhe jashtë gjykatës. Ndonjëherë është më mirë të bësh kompromise.




Binjakët

Dikush që është simpatik dhe tërheqës po fsheh një anë të errët. Nëse e sheh këtë njeri që të zbuzojë ndaj punonjësve të shërbimit, është shenjë alarmi. Nëse keni një partner, është koha për të trajtuar problemet e menaxhimit të zemërimit. Inkurajoni dashurinë tuaj për të gjetur diçka që e bën të lumtur. Stërvitja, krijimi i veprave të artit dhe komunikimi me natyrën mund të jetë terapeutik.

Gaforrja

Nuk ka më mundësi për të injoruar një problem familjar. Duhet të ballafaqoheni me një të afërm që ka një sëmundje apo varësi serioze. Nëse ai nuk është i gatshëm për t’iu nënshtruar trajtimit, është koha për ta këshilluar. Pretendimi se sjellja e tyre është e pranueshme do të dëmtojë njerëzit e pafajshëm. Një parner biznesi ose partner romantik do konfliktohet me ju. Qëndroni të patundur në besimet tuaja. Bërja e diçka joetike do të shkaktojë turp dhe pakënaqësi. Sakrifikimi i parimeve tuaja për një paqe të përkohshme nuk ia vlen.

Luani

Komplimentet e një fqinji ose të afërmi po lodhin nervat tuaja. Ju jeni të lodhur nga kjo sjellje. Mbajtja e heshtjes diplomatike nuk funksionon me këtë njeri. Sa më shpejt që t’i drejtoheni për t`i zgjidhur gjërat, aq më i lumtur do të jeni. Një problem shëndetësor do të rishfaqet. Ndryshimi i zakoneve të dietës, gjumit dhe palestrës do të jetë efektiv. Ngadalë por me siguri, shqetësimi do të zëvendësohet me lehtësim.




Virgjëresha

Nëse ju pëlqen diçka e shtrenjtë, mos e blini. Prisni derisa të ulet çmimi. Mbase derisa të ulet, nuk do ta doni më. Bëni mirë të dini se ku t`i përdorni paratë tuaja. Ju nuk jeni të kënaqur me rezultatin e një projekti krijues. Do të duhen disa përpjekje për t`i bërë gjërat pikërisht ashtu siç dëshironi.

Peshorja

Pa marrë parasysh se çfarë bëni, ju kurrë nuk do të fitoni miratimin e një të afërmi. Në vend që të përpiqeni të kënaqni shpresat e tij, dëgjoni zemrën tuaj. Ndiqni punën që ju mbush me emocion. Nëse ka ndonjë gjë që ju urreni, është konfrontimi. Nëse nuk i vërtetoni dëshirat tuaja tani, do të jeni të burgosur nga pritshmëritë e njerëzve të tjerë. Kur njerëzit sfidojnë planet tuaja, jepini një buzëqeshje të këndshme dhe vazhdoni rrugën tuaj.

Akrepi

Nëse do keni të bëni me një spital, agjenci qeveritare apo universitet, është e rëndësishme të jeni të durueshëm dhe metodik. Mbani një kopje të të gjitha dokumenteve që dërgoni. Kur flisni me zyrtarët, mbani një regjistër të emrave të tyre. Ballafaqimi me një person snob ngacmon nervat tuaja. Ju jeni lodhur nga përpjekja për ta bindur atë se idetë e tij janë të vjetruara. Kufizoni kohën që kaloni me këtë individ të bezdisshëm.

Shigjetari

Puna me një grup do të jetë më e vështirë se sa pritej. Bashkëpunëtorët e tu nuk kanë përvojën e nevojshme për të bërë drejtësi për një punë të komplikuar. Përveç kësaj, buxheti do të jetë aq i ngushtë sa rezultatet do të jenë më pak se mbresëlënëse. Mbajini pritshmëritë tuaja të ulëta. Nëse nuk paguheni sa duhet, lëvizni në një pozicion më fitimprurës. Duhet të jeni të durueshëm për këtë.




Bricjapi

Do t’ju kërkohet të merrni një rol jo dhe aq të mirë. Kini kujdes për pranimin e kësaj oferte, edhe nëse ka shumë presion për ta bërë këtë. Gjëja e fundit që dëshironi është të merrni përgjegjësinë për një situatë të tmerrshme që dikush tjetër ka krijuar. Nëse disa anëtarë të ekipit nuk bien dakort, thjesht largojini nga ekipi. Jini të qartë përse po u kërkohet të largohen. Mos bëni ndonjë skenë nga ato emocionalet. Grupi do të jetë më mirë pa atë që nuk ishin të dobishëm.

Ujori

Është e vështirë të gjeni mundësi për avancim. Ju jeni lodhur nga të qenit në të njëjtin vend për një kohë të gjatë. Në vend që të ecni me kokën poshtë, ndryshoni drejtimin. Ju jeni një nxënës që mëson shpejt. Do të dalin në dritë sekrete. Do të jetë e vështirë të ruhet respekti për dikë që e adhuronit. Të gjithë dështojnë dhe është njerëzore.




Peshqit

Një marrëdhëni e ngushtë po kalon nëpër një luftë pushteti. Edhe pse ka shumë kimi mes jush, nuk ka shumë respekt të ndërsjellë. Ju nuk e miratoni kodin e tyre moral dhe ata mendojnë se ju jeni të pashpresë të pavendosur. Mos investoni në këtë lloj marrëdhënieje që gjithsesi nuk do të jetë afatgjatë. Ka mundësi që t`ia kthesh shpinën një ëndrre të përjetshme. Mos kini frikë të vendosni qëllime të reja që ju mbushin me entuziazëm.

Author: adrianet