Një rival po përpiqet t`ju krijojë telashe!/ Horoskopi i Paolo Fox 12 tetor 2022

Dashi

Ju keni punuar shumë me shumë pak shpërblim. Është koha që të bisedoni me punëdhënësin tuaj. Nëse ai nuk është i gatshëm të rrisë pagën tuaj, qëndroni të qetë. Filloni të kërkoni për një pozicion tjetër. Është më e lehtë të gjeni një punë kur e keni një të tillë. Mos bëni panik rreth punës me një projekt. Në vend të kësaj, bëni një listë të gjërave që ju bëjnë të ndiheni të lumtur. Kjo do të tërheqë të ardhurat që ju nevojiten.

Demi

Një partner biznesi ose partner romantik është burim shqetësimi. Ju nuk keni më të njëjtat nevoja. Kjo shkakton shumë zënka mes jush dhe ju lëndon ndjenjat. Nëse jetoni larg njëri-tjetrit më mirë shikoni për ndonjë mundësi tjetër. A doni ta shpëtoni këtë lidhje? Mos u fokusoni pas gjërave që ju bëjnë të ndiheni keq. Lavdërojeni atë kur është e mundur. Duke i kushtuar vëmendje tipareve të tij pozitive, edhe ky njeri do përpiqet të nxjerrë më të mirën.




Binjakët

Jeni përballur me një vendim të rëndësishëm. Kontrolloni dyfish disa fakte dhe shifra. Bëni disa hulumtime. Së shpejti do të zbuloni disa mundësi më të mira. Bëhuni avokat i vetes për një marrëveshje më të mirë. Askush nuk mund të mbrojë interesat tuaja më mirë se ju. Ju shqetësoheni për shëndetin tuaj. Nëse puna e tanishme po ju krijon shumë stres, gjeni diçka më të qetë. Do ta gjeni diçka shpejt.

Gaforrja

Pritshmëritë jorealiste të një partneri romantik ose një fëmije mund t’i bëjnë të gjithë të ndihen të mjeruar. Në vend që të përpiqeni të ndryshoni dikë, përqafoni meritat e tij. Festoni për aftësitë dhe talentin e këtij njeriu. Vlerësoni zemrën e mirë që ky njeri ka. Komplimentojeni. Secili nga ne ka pika të forta dhe të dobëta. Kur përqendroheni në pikat e mira të një personi, ai bëhet më i qetë, është më i lumtur dhe më i vëmendshëm. Do t’ju vlerësojnë edhe më shumë. Marrëdhënia juaj do forcohet.

Luani

Shitja e pasurisë do të jetë më e vështirë sesa pritej. Jini realist kur vendosni një çmim. Do të jetë më e lehtë të merrni një ofertë të mirë nëse kërkoni pak më pak sesa çmimi i tregut. Shqetësoheni shumë për punën tuaj. Nuk ndjeheni shumë të sigurt. Nëse doni të qëndroni me kompaninë e tanishme, zgjeroni aftësitë tuaja. Bëni një trajnim shtesë.

Virgjëresha

Disa probleme në një shoqëatë mund t`ju detyrojnë të jepni dorëheqjen. Mos u shqetësoni për atë që të tjerët do të mendojnë. Ju s`mund të vini para nga xhepi juaj. Shpenzojini ato për gjërat që dëshironi. Ju shqetësoheni për shëndetin e një të afërmi apo fqinji. Mënyra më e mirë për të shpejtuar rikuperimin e tij është ta bëni të ndihet mirë. Bisedoni. Shikoni filma komedi së bashku. Gjeni mënyra për t’i bërë ata të ndjehen të lumtur, rehat dhe me shpresë.




Peshorja

Një ngritje në detyrë do vijë së shpejti. Kanalizoni zhgënjimin tuaj në një drejtim produktiv. Kërkimi i një pozicioni të ri do t’ju bëjë entuziastë. Në vend që të qëndroni në një situatë pune të mërzitshme, do të gjeni një stimuluese. Mos hyni në një luftë për pushtet me partnerin tuaj. Nëse ndiheni sikur paratë tuaja janë në rrezik, vendosini në një llogari kursimi.

Akrepi

A keni vështirësi të kontrolloni jetën tuaj? Merrni kontrollin e fatit. Edhe pse nuk mund të ndryshoni sjelljen e askujt tjetër, mund të ndryshoni reagimin tuaj. Kurdoherë që të ndjeheni të provokuar ose të sulmuar, lavdëroni veten. Është e lehtë të shmangni energjinë negative kur keni vetëbesim të fortë. Kujdes nga rënia në dashuri me dikë që tashmë ka një partner. Ju meritoni të jeni me dikë që është plotësisht i përqendruar tek ju. Ndaloni së flirtuari me këtë individ dhe kërkoni një person më të përshtatshëm.

Shigjetari

Një rival po përpiqet t`ju krijojë telashe. Mënyra më e mirë për të devijuar thashethemet është të silleni në mënyrë të ndershme, të drejtë. Kjo vjen natyrshëm për një person të ndershëm dhe të hapur si ju. Nëse të tjerët nuk e pëlqejnë sjelljen tuaj, punë e madhe. Ju nuk jetoni për t’i kënaqur ata. Është e vështirë të përcaktoni burimin e një sëmundjeje misterioze. Ndërsa prisni rezultatet e një testi mjekësor, mendoni pozitivisht.




Bricjapi

Ligjet e një vendi të huaj mund të mos ju lejojnë të bëni biznes në mënyrën që dëshironi. Mundohuni të mos zhgënjeheni. Jini mendjehapur dhe flisni për atë që dëshironi me të vërtetë. Një zgjidhje do të arrijë më shpejt sesa pritej. Një udhëtim i shkurtër duhet të shtyhet. Është e rëndësishme të ndihmoni një të afërm për disa çështje praktike. Ju e dini mirë se ç`duhet bërë.

Ujori

Kjo nuk është një kohë e mirë për të blerë ose marrë me qira një pronë. Nuk do të gjeni asgjë që ju pëlqen. Duhet t`i ulni pak pritshëmitë tuaja. Rregullat e reja po ju bëjnë të largoheni nga puna që dëshironi shumë. Në vend që të mallkoni sistemin, gjeni një mënyrë për të marrë atë që dëshironi.

Peshqit

Mos lejoni që një tekst shqetësues të shkatërrojë ditën tuaj. Në vend të kësaj, ndaloni atë që po bëni dhe merrni frymë thellë. Kujtojini vetes se ka një zgjidhje për këtë dilemë. Relaksohuni dhe kërkoni ndihmë. Një fqinj ose i afërm do t`ju vijë në ndihmë. Planet e udhëtimit do të anulohen. Ky në fakt është një bekim. Do ju vijë një mundësi më e mirë.

Author: adrianet