
Gjatë ditës së sotme, banorëve të Big Brother VIP u janë dërguar disa informacione nga jashtë, ku ata duhet të zgjedhin nëse janë apo jo të vërteta.
Pas katër muajsh ata do të informohen, edhe pse një pjesë e lajmeve i duken jo të vërteta kur ato kanë ndodhur, siç është transplanti i zemrës së derrit te njeriu.
Një prej lajmeve ishte dhe ai që Bora Zemani është shpallur personazhi i vitit. Banorët në shumicën e tyre u shprehën se kjo është e vërtetë, duke iu referuar famës që ajo ka marrë edhe nga lidhja me Donaldin.
Ndërkohë që Donaldi u ndje i emocionuar, edhe pse fillimisht tha se nuk e besonte një lajm të tillë.
“Nuk e di se çfarë mund të ketë bërë ajo jashtë, për kontribut… nëse është për klikime unë jam po, kurse për kontribut…”, thotë Donaldi.
Me shumicë banorët votojnë që një lajm i tillë është i vërtetë./noa.al