Peshorja me 1 yll, Peshqit me 5 yje/ Ky eshte horoskopi javor 6-11 Prill sipas astrologes Meri

Parashikimi Astrologjik Javor per dt 5 deri ne dt 10 Prill 2022

Dashi – 3 yje

Marsi i tyre merr pjesë në takim me Saturnin ndaj duhet ta shfrytëzojnë në çështjet ekonomike dhe karrierë. Do kenë një keqkuptim ekonomik i cili nuk ecën në ditët e para dhe nis të zgjidhet nga fundi i javës. Nga e mërkura çdo projekt fillon e merr zgjidhje e do të marrin lajme të mira në realizimin e qëllimeve të tyre.

Demi – 2 yje

Janë në një pozicion të vështirë, dita e sotme dhe e nesërme janë problematike për karrierën, bashkëpunimit me eprorët, do ketë shkëputje pune, por edhe lidhjet në çift nuk janë të favorizuara. Duhet të presin të mërkurën për të parë përmirësim. Këto ditë mund të kenë edhe një disfatë ekonomike.

Binjakët – 4 yje

Nëse janë të kujdesshëm sot e nesër mund të kenë hapje të mirë të planeve e projekteve, kontakteve me jashtë, çështjeve ligjore, shëndetësore, të cilat do t’i preokupojnë shumë këto dy ditët e para. Sa më shumë t’i shqetësojnë dhe të tregojnë kujdes, aq më mirë do dalin në fund të javës.

Gaforrja – 3 yje

Vëmendja do shkojë te partneri ndaj do jepet gjithçka për ta, në çfarëdo aspekti, qoftë edhe bashkëpunim. Do ketë kontradikta e probleme, ndoshta edhe ndarje, por që do rregullohen në fund të javës.

Luani – 3 yje

Ka nisur të hapet rruga për ta, ndoshta kjo është një nga pengesat e fundit që do të zgjasë deri të mërkurën sepse Marsi e Saturni janë përballë shenjës së tyre në Ujor. Lidhjet që kanë problematika nuk do i rezistojnë dot kësaj vështirësie nga planetët, por mund të gjejnë edhe zgjidhjen e një problemi shumë të madh në jetën e tyre.

Virgjëresha – 4 yje

Lajme shumë të mira ekonomike e pune, por duhet të presin nga e mërkura e tutje. Do kenë marrëveshje e ekonomi shumë të mirë, por sot e nesër nuk duhet të bëjnë asnjë gabim apo shpenzim të papritur, të panevojshëm ose të pamenduar mirë.

Peshorja – 1 yll

Në çështjet erotike pasioni i madh mund t’i bëjë më xhelozë e fanatikë ndaj duhet të kenë kujdes me vetpërmbajtjen e kontrollin e ndjenjave. Fundi i javës do jetë i mrekullueshëm, çdo gjë që keqkuptohet do të rregullohet.

Akrepi – 4 yje

Ka shumë plane e projekte në punë, sot e nesër disa prej tyre do pengohen e vonohen do e kenë një mal me pengesa. Megjithatë, sapo të kapërcejë kjo periudhë puna do shkëlqejë, do udhëtojnë, do kenë kontakte me jashtë, do jenë në një ritëm të fuqishëm zhvillimi e ekonomie.

Shigjetari – 3 yje

Janë mirë por një problem i një të afërmi do i shqetësojë më shumë se sa duhet ndaj do iu duhet ta largojnë vëmendjen nga gjërat e tyre. Sapo të kalojë kjo situatë, kjo ndjesi ndihmese do i çlirojë dhe do nisë një javë erotike me takime e shkëmbime mesazhesh.

Bricjapi -2 yje

Saturni është planeti i tyre, takohet me Marsin dhe janë disi konfliktualë, sidomos në një çështje familjare, trashëgimie ose dikë të ri në moshë në shtëpi. Sot e nesër nuk toleron asnjë palë, ndaj rrini larg Bricjapëve këto ditë.

Ujori – 3 yje

Marsi e Saturni takohen në shenjën e tyre, aty ku sot duan të marrin vrull për një projekt, do të ngecin. Një çështje ekonomike do iu dalë përpara për ta zgjidhur. Mund të zbulojnë një kundërshtar apo dikë të fshehtë që i ka penguar në punën e tyre. Ky zbulim do i stresojë e mërzisë, por edhe do iu hapë rrugën që në fundjavë të çlirohen nga veprimet e fshehta.

Peshqit – 5 yje

Shenjë që di t’i shmanget mirë situatave të vështira, di ta prekë momentin e vështirë ndaj mënyra si do i shmangë këto periudha, mënyra e parakuptimit do e bëjë të evitojë disa problematika të rëndësishme. Një çështje ekonomike nuk do e lehtësojnë këto dy ditët e para dhe nuk do i shmangen as një shpenzimi.

Author: sirod