
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të zhvillojë një bisedë telefonike me presidentin amerikan Joe Biden.
Bëhet me dije se biseda telefonike mes tyre do të zhvillohet pasditen e së enjtes.
Në qendër të kësaj bisede do të jetë pushtimi i Ukrainës.
Kjo bisedë vjen pas vendimit të ministrave të Jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës , Sergy Lavrov dhe Nmitro Kuleba për tu takuar në Antalia me ndërmjetësimit e ministrit të Jashtëm turk Mevlut Çavus.