
Në vendin tonë prej 3 ditësh kanë nisur protestat lidhur me rritjen e çmimeve kryesisht atë të naftës i cili dy ditë më parë kapi rekordin prej 290 lekë për litër.
Protestat e qytetarëve kanë detyruar shitësit e naftës të bëjnë një reflektim në çmim, ku sot ka nisur rënia. Çmimi për litër sot është 197 lekë të reja.
Vetë Kryeministri Edi Rama, qytetarët e revoltuar nuk i konsideron popull. Në një postim në Twitter nga Antalia, Turqi ku dhe ndodhet sot, Rama shkruan se protestuesit që kanë mbushur çdo shesh në Shqipëri nuk janë popull, janë hijet e ‘nongratas’ referuar Berishës.
Sipas tij, këto protesta janë një përpjekje e ulët për të manipuluar njerëzit, por ndjekësit nuk e kursyen duke e quajtur edhe psikopat.