Sekreti për të mbajtur larg mushkonjat qëndron te lulet që keni në ballkon

Mund të jesh e ulur në një karrige prej kashte, në oborr apo në ballkon, dhe pret që një fllad i lehtë të përkëdhel lëkurën. Është e zakonshme në mbrëmjet e verës, por jo nëse mushkonjat nisin të të ngacmojnë. Zhurma e tyre e padurueshme, por edhe pickimet, na e zhdukin dëshirën për të kaluar mbrëmjet e freskëta në ballkon. Por edhe për to ka një zgjidhje dhe nuk ka të bëjë me produktet e ndryshme që tregtohen apo me të tjera që të kërkojnë të lyesh trupin. Ajo çfarë ne duhet të bëjmë është të mbjellim në oborr bimët e duhura që mbajnë larg mushkonjat.

Ne ju rekomandojmë që në kopshtin tuaj të mbillni njërën prej këtyre bimëve.

 

  1. Livando

 

  1. Hudhra

 

  1. Rozmarinë

 

  1. Borzilok

Author: admin