Ajo është shenja që nuk e njeh paragjykimin për të tjerët dhe janë të rrethuar nga miqtë.
Ata e shohin botën me plot ngjyra dhe jetojnë në një ylber.
Nuk është e lehtë tё besosh nё diçka, pasi ke marrё vesh se çfarё ёshtё nё tё vёrtetё ajo, por Ujori është në thelb realist, edhe pse adresa e tij ёshtё e nesёrmja, aty lart, me njё yll tё shndritshёm blu, si kod postar.
Ashtu si Liza e hutuar nё labirintet e Botёs sё Çudirave, tё shkruar nga Lewis Carroll i shenjёs sё Ujorit, ju duhet tё jeni vazhdimisht tё përgatitur për të papritura me njerёzit e udhёhequr nga planeti i Uranit.
Në përgjithësi, tё sjellshёm dhe të qetë nga natyra, Ujorёt megjithatë i gëzohen sfidёs qё i bёjnё opinionit publik dhe ata fshehurazi kënaqen nga tronditja qё pёsojnё njerëzit prej sjelljeve të tyre tё çuditshme të rastit.
Kёta njerёz zakonisht tё butё dhe tё mirё, mund t’ju lenё pa fjalё me deklaratat dhe veprimet e habitshme nё momentet mё tё paparashikueshme.
Ai do të ecё zbathur nё rrugё , nёse dёshiron ta bёjё kёtё dhe do tё qeshё me ju, pse ju po qeshni me tё.
Ujorёt shpesh vishen nё mёnyrё tё pazakonte qëllimisht për të treguar antikonformizmin e tyre tё lindur.
Ju shpesh mund t’i dalloni njerëzit e lindur në këtë shenjë ajri, nga përdorimi i shpeshtë fjalës “mik”.
Fjalimet e zjarrta tё Franklin Roosevelt-it i shenjёs sё Ujorit, fillonin gjithmonё me shprehjen :”Miqtë e mi …” dhe pyetja tipike qё bёn njё person i udhёhequr nga Urani, pasi i ka dhenё fund njё lidhjeje romantike ёshtё: “A mund të jemi ende miq?”
Ujori nuk është as i mёrzitshёm dhe as naiv, as entuziast dhe as i pandershёm.
Eksperimentimi i vazhdueshëm thjesht e bёn atë kurioz për të depërtuar në misterin e ardhshёm dhe ky mister nё horizont mund tё jesh ti.
Ai person, i cili duket sikur ёshtё njё mijё kilometra larg mendёrisht ose ai tjetri qё duket sikur po ju vёzhgon me njё mikroskop të padukshёm, është ndoshta një Ujor.
Politika e magjeps atë, sportet e pёrthithin dhe fëmijët e intrigojnё.
Po kёto reagime i shkaktojnё kuajt, makinat, zbulimet mjekësore, autorët, astronautët, alkoolistët, pianot dhe lutjet.
Ujorёt liridashës mund të jenë mjaft gazmor, tё çoroditur, origjinalё, mendjemadh dhe tё pavarur, por ata gjithashtu mund të jenë diplomatike, tё butë, tё këndshëm dhe tё turpshëm.
Ujori do të kërkojë pothuajse dëshpërimisht sigurinë e turmave dhe ta mbush veten me miqësi.
Pastaj ai do të bie në një magji të errët dhe tё zymtë vetmie dhe do tё dojё tё rrijё absolutisht vetёm.
Por edhe nёse ёshtё vetёm apo me tё tjerё, ai do të ketё tё njёjtin perceptim të mprehtë, i cili është në të njëjtën kohë edhe më i thellë dhe më i shpejtë se të tjerët.
Urani e bën atë një rebel, i cili instiktivisht ndjen se të gjitha zakonet e vjetra janë të gabuara dhe se ndryshimi drastik dhe revolucionar është ajo qё bota dhe njerëzit kanë nevojë (edhe pse, në qoftë se ai është aktivist nё fushёn e politikёs, ai është aq i mençur sa të mos i transmetojë pikëpamjet e tij, para kohe dhe tё prishё strategjinë e tij).
Për këtë qëllim, Ujorёt janë gjithmonë duke analizuar situatat, miqtë dhe të huajt.
Kjo mund të jetë shqetësuese, kur ata fillojnë të bërë pyetje tё drejtёpёrdrejta, pa takt, duke zhbiruar deri nё detaje zemrёn dhe shpirtin tuaj.
Kur ata zbulojnë se misteri nuk ishte aq i ndërlikuar sa prisnin, ata mërziten.
Asgjë nuk është më fyese se sa njё Ujor, i cili pasi ju ka ekzaminuar me mikroskopin e tij, shkon te personi tjetёr mё interesant, pikёrisht kur sapo ju ka bindur, qё ju ishit njeriu mё interesant nё kёtё tokё.
Pavarësisht fiksimit të tyre në miqësi, Ujorёt nuk kanë shumë miq tё ngushtё.
Ata kërkojnë sasi dhe jo cilësi në shoqёritё e tyre dhe ata rrallë krijojnё marrëdhënie të qëndrueshme, për më shumë se një periudhë të kufizuar.
Ka shumë për të zbuluar nё kёtё botё, qё ai tё mbetet i lidhur me një ose dy miqësi nё mёnyrё ekskluzive.
Ka një lloj tё veçantë izolimi tё Ujori dhe ai shpesh keqkuptohet nga njerëzit. Kjo për shkak se njerëzimi ende nuk e ka kuptuar Utopinё e Ujorёve. Ujori jeton nё tё ardhmen dhe vjen vetёm pёr pak kohё nё tё tashmen. Kjo e bёn atё tё ndihet ndryshe nga tё tjerёt. Ai e ndjen këtë dhe kjo thellon ndjenjën e tij të izolimit. Kështu që ai endet midis reve të tij i vetmuar, ndërsa ne njerёzit e thjeshtë pyesim veten se çfarë ёshtё ai duke bёrё aty.
Astrologjia na mëson se “Si mendon Ujori sot, do të mendojё bota pas pesëdhjetë vjetёve”.
Kjo mund të jetë e vërtetë, por sigurisht qё kjo nuk do ta ngushtojё hendekun mes Uranit dhe pjesa tjetër tё njerёzimit.
Kjo shenjë e Diellit njihet si shenjë e njerёzve qё janё gjeni, pasi mbi shtatëdhjetë për qind e njerëzve në Muzeumet e tё Famshmёve janё Ujorё ose kanё ashedenten e tyre Ujori.
Në anën tjetër, ka një përqindje e lartë tё konsiderueshme të personave tё mbyllur në institucionet mendore, ose që shkojnё rregullisht nё seanca me analistё kёshillimi, qё janë gjithashtu tё shenjёs sё Ujorit.
Ёshtё thёnё se ka njё kufi shumё delikat midis gjenialitetit dhe marrёzisё dhe miqtë tuaj tё shenjёs sё Ujorit, ndonjëherë mund t’ju bëjnë qё të pyesni veten se nё cilёn anë ndodhёn ata.
Ujorёt janë një përzierje e ftohtësisё, prakticitetit dhe jostabilitetit tё çuditshëm dhe ata duket se kanë një ndjeshmëri instinktive me probleme mendore.
Është një fakt i habitshёm që pothuajse çdo Ujor mund të reduktojë ndjeshëm ankthin e çmendurisё te njerёzit me probleme mendore, thjesht duke biseduar me ta në heshtje.
Ai ka një aftësi të mrekullueshme për qetësimin e njerëzve histerike dhe pёr tё qetësuesuar fëmijët e frikësuar.
Kёndvёshtrimi i Ujorёve ёshtё aq i gjerë, sa që ju rrallë do të gjeni një që është me paragjykime, vetёm nëse ka ndikime të forta planetare në tabelën e tij tё lindjes.
Madje edhe atëherë, ai do të tronditet kur paragjykimi i tij është vënë në dukje.
Instinkti i tij i vëllazërisё, është aq i fortё tek ai, saqё nёse ndodh qё njё Ujor tё fajёsohet se ka qenё jo tolerant, ai jo vetёm nuk ёshtё nё dijeni tё veprimit, por edhe etiketimin do ta urrejё shumё.
Zakonisht, të gjithë janë vëllai apo motra e tij.
Ai do të endet nëpër shoqëritё e pasura dhe ato tё varfëra, ashtu me shtambën e tij simbolike, duke mbledhur ujërat e dijes dhe duke i derdhur ato jashtë përsëri, me përjashtim të atyre gabimeve rastёsore.
Fshehja e tij nuk zgjat shumё dhe para se tё mendoni se e keni humbur atё, ai do tё kthehet qё tё vazhdojё xhirot e rradhёs. Mos u mundoni të ndërprisni vetminë e tij.
Kur ai dëshiron të jetë vetëm, vёrtet e do kёtё gjё dhe do tё insistojё tё rrijё vetёm, por nuk ka hequr dorё nga njerёzit, sepse
Ujorёt nuk mund tё jetojnё pa ta.
Zakonisht, është e vështirë pёr tё lёnё njё orar fiks mё njё Ujor pёr t’u takuar.
Ai do preferonte t’ia linte rastёsisё takimin, sepse urren tё ndihet i detyruar me obligime nё orar tё caktuar.
Megjithatë, ju siguroj se nёse arrini ta bёni atё t’ju japё fjalёn, ai do tё vijё nё orarin e caktuar dhe mirё ёshtё qё mos ta lini tё presё.
Ai do tju japё mendimin e tij nё mёnyrё tё sinqertё, por ai nuk do të përpiqet t’ju diktojë se si duhet të mendoni apo se si duhet të jetoni jetën tuaj.
Ndёrkohё, ai nuk do qё ju t’i tregoni atij si tё mendojё apo tё jetojё.
Ai nuk ka dëshirë të japё idetё e tij te tё tjerёt.
Filozofia e Ujorёve është se të gjithë kanë tё veçantёn e vet, mendimet dhe dёshirat e tyre unike.
Çdo person e drejton vetё kёrcimin e jetёs sё tij dhe individualiteti duhet respektuar.
Ju rrallë do të gjeni njё Ujor tё luftojё pёr njё çёshtje tё madhe shoqёrore.
Ata jetojnë sipas kodit tё tyre dhe mendojnë se kjo është e mjaftueshme.
Njerёzit e udhёhequr nga Urani, janë shumë të zënë duke gjetur arsyen e revolucionit, duke dëgjuar problemet e njerëzve dhe ndarё tё kuptuarin empatik.
Ujori beson në ndryshimin me forcё, por ai e lë dhunën për të tjerët.
Ai nuk është një frikacak moral apo fizik. Ai thjesht nuk përshtatet me luftën.
Kur një konflikt e kap atë tё papёrgatitur, ai mund të behet konfuz, ose ai thjesht mund të bie dakord, për t’i dhënë fund debatit.
Reagimi i tij është e paparashikueshёm, por një gjë është e sigurt:
ditën tjetër mendimi i tij do të jetë fiks siç ishte më parё.
Një tjetër arsye pse Ujorёt shpesh kritikohen është se ata janë plot me surpriza.
Ata mund t’ju çojnë në perëndim, pastaj papritur të kthehen dhe të marshojnë në lindje, pa asnjё paralajmërim.
Ujori ka një tendencё shumё kokëfortë, qё mos t’ju lejojё tё dini atё qё ёshtё duke bёrё, apo menduar.
Ujorit nuk i vjen natyrshёm qё t’i besojё njerёzit, tё paktёn jo derisa t’i ketё shqyrtuar motivet e tyre dhe pse jo edhe shpirtin, nёse do ishte e mundur.
Është e vёshtirё tё qёndrosh i qetё nёn analizën e tij tё çdo fjalë dhe gjesti tuajin.
Asnjëherë mos prisni qё Ujori tju vlerёsojё nga pamja e jashtme.
Mirësjellje e tij e lindur nuk do ta ndalojё atё t’ju hedh njё vёshtrim zhbirues nga koka te kёmbёt.
Ai dëshiron të dijë se çfarë është pas asaj fytyre dhe ai do të drejtojё disa pyetje tё thella dhe ndoshta edhe te sikletshme, me qёllim pёr tё mёsuar me tepёr pёr ju.
Por është inkurajuese të dini se sapo t’ju ketё aprovuar dhe pranuar, ai do të jetë besnik dhe miqёsinё e tij nuk do tё mund ta lёkundin as thashethemet dashakeqe.
Nëse ju jeni miku i tij i vërtetë, ai nuk do të besojë nё pëshpëritjet negative tё armiqve të tu, edhe pse pa dyshim, ai do t’i dёgjojё nga kurioziteti absolut.
Megjithatё rrini tё sigurt se ai e ka mbledhur mendjen nё analizёn e fundit.
Sëmundjet e njerёzve tё udhёhequr nga Urani janë lidhur zakonisht me sistemit qarkullues.
Ujorёt kanё nevojё pёr shumë ajër të pastër, gjumë dhe stërvitje, por ata rrallë përfitojnë nga këto mundёsi.
Ata nuk mund të marrin shumё ajër të pastër, sepsezakonisht mbyllin dritaret, mbulohen me batanije dhe prapё ankohen se ngrinё sё ftohti.
Tensioni i lartё nervor që shoqëron aktivitetin mendor tё Ujorit, i bёn ata tё mos flenё gjumё sa duhet dhe atё pjesё gjumi e kalojnё shpesh me ёndrra tё çuditshme.
Shëndeti i Ujorёve është zakonisht i shkëlqyer në fëmijëri, sepse pas ankesave, arrijnё tё diagnostikohen.
Këta njerëz janë shumë të ndjeshëm ndaj hipnozës.
Nё mёnyrё intuitive, shumë prej tyre e ndjejnë këtë dhe nuk do ta ekspozonin veten ndaj kёsaj eksperience as për dashuri dhe as pёr para, por kjo është e gabuar, sepse sugjerimi i hipnozës nga një hipnotizues i mirë mjekësor mund të heqё me sukses fobitё e tyre të panumërta.
Ujorёt nuk kanë memorien më të mirё në botë, por mё vonё, ata me të vërtetë nuk kanë nevojë për të mësuar përmendësh shumë, pasi duket sikur i marrin njohuritё nё ajёr, nёpёrmjet disa antenave tё padukshme.
Përqendrimi i Ujorit mund të jetё i shkёlqyer.
Gjithashtu, ata janë nё gjendje të kapin gjёrat qё po ndodhin rreth tyre, nёse ata vendosin ta bёjnё kёtё, si tё jenё radarё.
Ata mund të jenё duke diskutuar njё çёshtje tё komplikuar dhe sёrish nuk do tё humbasin asnjё detaj tё asaj qё po ndodh në anёn tjetër të dhomës, nëse ata vendosin ta bёjnё kёtё.
Ndonjëherë ju mund të jeni i bindur se Ujori me tё cilin po flisnit nuk mban mend asnjё gjё nga ato qё diskutuat, por të nesërmen ai do t’i përsërisё fjalёt si një magnetofon.
Kurrë mos e nënvlerësoni proçesin e marrjes sё njohurive tё personit tё udhёhequr nga Urani, ndonёse mund tё duket i pavёmendshёm dhe me raste i papёrqёndruar.
Çdo burrë apo grua Ujori mendon se është çelёsi i tё ardhmes.
Megjithatë, nuk ka asgjë paragjykuese në lidhje me të menduarin e tyre.
Si njё shkencëtar i vërtetë, edhe në qoftë se është një mekanik ose një muzikant, Ujorёt nuk do të arrijnё në përfundime, deri sa ta testojnё atё nё mendjen e tij të etur.
Megjithatë, sapo formon një opinion apo mendim, ai mbetet i fiksuar në mënyrë të vendosur në trurin e tij.
Aq shumё sa e do ndryshimin në shoqëri apo qeveri, po aq shumё nuk do asnjё ndryshim nё mendimet e veta.
Ai është plotësisht me mendje të hapur në lidhje me përparimin dhe emancipimin e botës, por mendja e tij qёndron hermetikisht e mbyllur kur përfshihen sjelljet e tij personale, të cilat mund të jenë papritur konservatore.
Ju mund të shihni se liberalizmi i tij ka kufijtë e vet.
Ujorёt përbuzin gënjeshtrёn dhe mashtrimin dhe ata shmangin huamarrjen dhe huadhënien.
Ata do tju japin pará si dhuratë, por asnjёherё mos i kёrkoni borxh. Një premtim i thyer apo njё borxh i pashlyer, mund të shkaktojё njё çarje të madhe në miqësinë tuaj.
Ujorёt e mbajnë fjalën dhe gjithmonё i paguajnë faturat, prandaj presin edhe të tjerët të bëjnë të njëjtën gjё.
Llogaritë e parave nuk u pёlqejnё shumё dhe kartat e kreditit mund t’i frikësojë ata.
E gjithë kjo dashuri pёr ndershmërinё, megjithatë, ndonjëherë mund të devijojё në sjellje të diskutueshme.
Ndonёse ai e urren shumё hipokrizinë dhe sjelljen e dyfishtë, Ujori ёshtё nё gjendje qё t’u pёrgjigjet pyetjeve nё mёnyrё shumё tё zgjuar, sa tё japё edhe pёrshtypje tё rreme.
Megjithatë, ai do të zemёrohet shumё nёse kap dikё tjetёr duke pёrdorur tё njёjtёn mёnyrё delikate mashtrimi.
Ai rrallë do të tregojё një gënjeshtër të drejtpërdrejtë, por ai mund mund tju bёjё pёr budalla në mënyra shumë të holla, që vështirë se kanё lidhje me ndershmërinё qё ai predikon vazhdimisht.
Kërkimi i tij të paepur për të vërtetën dhe dëshira për të fshehur motivet e tij janë tipare të papajtueshme me njёra tjetrёn dhe Ujori duhet përfundimisht të përballet me këtë mospërputhje, në qoftë se ai do të mësojë të vërtetën për veten e tij.
Ujorёt kёrkojnё attribute pёr tё qenë idealistë, ndoshta shumё tё tilla, pasi idealizmi i vërtetë përbëhet prej besimit të verbër dhe optimizmit dhe Urani është shumë mendjemprehtë për të mashtruar veten me çёshtje tё humbura për kohë të gjatë.
Ai e di se shumica e ëndrrave janë iluzione, ashtu si ylberi qё ai e ka analizuar gjatё dhe ende e do.
Tradita dhe autoriteti nuk i bёjnё aspak përshtypje.
Ai me edukatë do t’i respektojë, por ata nuk mund ta ndalojnё atё nё rrugёn e tij pёr tё zbuluar mashtrimet, shtrembërimet dhe supozimet e palogjikshme.
Mendja dhe trupi i tij duhet të jetë po aq tё lirë si era.
Tё pёrpiqesh te gozhdozh njё Ujor, ёshtё si tё tentosh tё bёsh njё flutur tё mos lёvizё, tё fusёsh njё fllad pranvere nё njё dollap apo tё mbyllёsh njё furtunё dimri nё njё shishe.
Kjo nuk mund të bëhet dhe përveç kësaj, kush nё kёtё botё do tё donte ta provonte?
Edhe pse ai është aq shumë përpara nё kohë dhe ju keni vёshtirёsi pёr tё kuptuar menjёherё pikёpamjet e tij, ja vlen tё bёni njё pёrpjekje.
Pas kёsaj pёrvoje, ju do tё ktheheni padyshim mё i mençur dhe mё shumё i hutuar.
Shpirti i mbajtёsit tё ujit të ujit është i ndarë nё dy pjesёnë mënyrë të vazhdueshme nga Urani, planeti i ndryshimeve tё paparashikueshme dhe të dhunshme, të cilate lejojnё atё të shohin përpara me qartësi drejt të ardhmes.
Ujori i takon njerëzimit.
Ai përfaqëson shpresat e saj mё tё vёrteta dhe idealet mё tё mёdha.
Madje edhe metali i tij, uraniumi, nuk është me të vërtetë një metal, por një lёndё kimike radioaktive metalike, qё gjenden vetëm në kombinime.
Xhelozia nuk është pjesё e Ujorit.
Ai do t’ju besojё derisa t’i vёrtetojё tё kundёrtёn.
Jo sepse ai ёshtё natyrё qё beson, por sepse shqyrtimi i tij analitik, e ka bindur tashmë atë në lidhje me karakterin tuaj.
Nëse ai ka një goditje tё rrallë xhelozie, ju nuk do ta merrni vesh, nёse ai nuk e tregon vetё…