Sot është paralajmëruar protestë masive, ky është politikani që shkoi që në mëngjes në Kryeministri

Sot në orën 11:00 është paralajmëruar një protestë masive para Kryeministrisë kundër rritjes së çmimit të naftës. Madje dje dera e Kryeministrisë u blindua me veshje metalike.

Ndërkohë, këtë mëngjes në kryeministri është parë duke u futur edhe zv. kryeministri Arben Ahmetaj.

Kujtojmë se sot në Tiranë do të zhvillohet protesta e katërt kundër rritjes së çmimit të naftës.

Përgjatë këtyre ditëve Shqipëria është ngritur në protestë duke kundërshtuar rritjet e çmimeve dhe duke kërkuar ndërhyrjen e qeverisë.

Në shumë qytete janë bllokuar rrugët në shenjë revolte, ndërsa ka pasur edhe përplasje me policinë dhe shoqërime të shumta.

 

Author: adrianet