Surprizat sapo filluan/ Astrologia Meri Gjini parashikon te gjitha shenjat per ndryshime ne 9 Shkurt 2021

Dashi

Këtë muaj nuk do jeni aspak racionale dhe here pas here mund të bëni gabime. Gjithsesi e mira është qe do i kuptoni ato dhe do mundoheni t’i ndreqni me çdo mënyrë. Të dashuruarit duhet ta hapin sa më shumë zemrën e tyre dhe t’i shprehin ndjenjat pa pasur frikë. Partneri nuk do i lëndojë asnjë çast edhe pse nuk do mungojnë ne disa dite mosmarrëveshjet.

Beqaret do marrin fryme me lirisht dhe do ndihen gati për te filluar lidhje me personat qe i joshin prej kohesh. Gjendja shëndetësore do ketë ulje dhe ngritje. Nuk do jete një muaj tërësisht i qete siç e keni dashur. Ne planin financiar do bëni gabimet me te mëdha. Nuk do logjikoni para se te hidhni hapa dhe pasojat do jene te renda. Puna ka për te ecur mire, por nuk duhet ta teproni shume me ngarkesën.

Demi

Këtë muaj duhet te bëni me shume përpjekje për te vendosur qetësinë dhe harmoninë ne familje, ne shoqëri apo edhe ne jetën tuaj ne çift. Mos u tregoni kokëfortë dhe pranojini gabimet. Ata qe janë ne një lidhje gjysmën e muajit do kenë një marrëdhënie te tensionuar dhe stresuese, ndërsa me pas atmosfera do behet interesante dhe here pas here nuk do mungojnë surprizat.

Për beqaret është muaji ideal për te kërkuar dashurinë. Beni çdo gjë qe do e mendoni te arsyeshme. Shëndeti do ketë shqetësime te vogla qe do vijnë si pasoje e lodhjes ne pune, por asgjë për t’u alarmuar. Ne planin financiar merrni masa strikte dhe pranoni mbështetjen e disa miqve te vjetër. Ne pune do doni te jeni gjithmonë ne qendër te vëmendjes dhe pa dashje mund te bëni edhe gabime.

Binjaket

Gjatë këtij muaji do keni shume polemika dhe shpesh nuk do dini çfarë hapi te hidhni. E mira është qe ne çdo rast te bini ne konsensus me te tjerët. Jeta sentimentale e çifteve, për fat te mire, nuk do preket aspak nga pro blemet familjare. Ne përgjithësi ambienti do jete i ngrohte dhe emocionet nuk do shuhen. Edhe beqaret do kalojnë momente te veçanta me disa persona te rinj qe do takojnë.

Java e fundit mund te ketë edhe te reja. Gjendja shëndetësore here pas here do lere për te dëshiruar. Do ndiheni pa fuqi dhe do keni nevoje për kura vitaminash, mineralesh dhe karbohidratesh. Financat do jene te mira, jo për shkak te maturisë tuaj, por për shkak te zemërgjerësisë se yjeve qe do ju ndihmojnë se tepërmi. Punës nuk do i kushtoni rëndësinë e duhur dhe kjo do jete ne demin tuaj. Disa kolege qe mezi po e prisnin këtë mundësi do përfitojnë.

Gaforrja

Deri ne datën 20 te këtij muaji do jete një periudhe e qete. Do merreni vesh si duhet me te gjithë ata qe ju rrethojnë. Vetëm ditët e fundit duhet te bëni kujdes me gjestet. Ata qe janë ne një lidhje do kenë një muaj reflektimi. Ne datës 12 ose 13 mund te merren edhe disa vendime me rëndësi. Beqaret do kenë njohje te njëpasnjëshme, por vetëm me disa persona do mund te arrijnë te hedhin hapa me tutje.

Gjithsesi ne çdo moment lërini gjerat te rrjedhin natyrshëm. Shëndeti do jete here i mire dhe here me disa shqetësime te vogla. Deri ne mes te muajit tregohuni te matur me ushqimin dhe kujdes me ngarkesat. Me financat do bëni disa gabime te cilat mund t’iu kushtojnë. Dëgjojini këshillat e kolegeve specialiste financiare. Ne pune, duke filluar nga data 10 do ketë vetëm gjera pozitive dhe arritje.

Luani

10 ditët e para te muajit gjerat nuk do ecin aspak mire mes jush dhe familjareve apo miqve. Mund te kaloni momente te tensionuara dhe here pas here do jeni ne mëdyshje për hapat qe duhet te hidhni. Edhe për te dashuruarit do jete pak a shume e njëjta gjendje. Gjithsesi te gjitha pro blemet do zgjidhen shpejt dhe qe nga mesi i muajit e me tej, bashkëpunimi do mbizotërojë gjithë kohës.

Beqaret as qe do mundohen aspak për te gjetur personat e duhur, pasi mundësitë do jene te pafundme. Shëndeti ka për te qene i shkëlqyer. Do ndiheni ne forme te përkryer. Financat do mbeten te qëndrueshme, por jo aq sa për te investuar shuma marramendëse. Ne pune nuk do ju mundoje as energjia dhe as këmbëngulja për te arritur atje ku dëshironi. Pas datës 20 duhet te bëni kujdes nga disa kolege qe do duan t’iu prishin planet.

Virgjeresha

Këtë muaj jeta juaj familjare dhe ajo shoqërore do kenë me tepër rëndësi se me pare. Nuk do i lini asnjë moment pas dore ata qe doni. Për çiftet java e pare ka për te qene fantastike ndërkohë qe pjesa tjetër do ketë edhe ndonjë prob lem te vogël. E mira është qe gjithmonë te bëni atë qe mendoni pa dëgjuar se çfarë thonë te tjerët.Për beqaret me shume gjase do jene disa miq te vjetër ata qe do i shihni si pretendente kryesore për te kaluar jetën.

Vetëm ata do ju duken perfektë. Shëndeti nuk do jete i keq, por here pas here mund te keni edhe ndonjë dhimbje koke, mesi apo edhe shpine. Financat do i keni gjithë kohës nen kontroll. Shpenzime te mëdha nuk do kryeni kurrsesi. Ne pune bëni atë qe keni planifikuar dhe mos u ndikoni nga koleget. Ka mundësi qe shefat te mahniten dhe t’iu bëjnë propozime interesante.

Peshorja

Ky muaj do jete i mbushur me entuziazëm për te gjithë ju qe jeni ne një lidhje. Ne pune do ju realizohen te gjitha projektet. Për ata qe janë ne një lidhje, pjesa me e madhe e kohës do jete e qete dhe pa te papritura. Here pas here pasioni do jete i zjarrte dhe emocionet me te forta. Edhe për beqaret do ketë periudha te favorshme.

Shoqërohuni për disa kohe me pretendentet përpara se te merrni vendime. Gjendja shëndetësore jo gjithmonë do jete e mire. Mund te prekeni nga ndonjë virus dhe do ndiheni te lodhur. Ne asnjë moment nuk duhet te ndërprisni ushqimin sepse do ndiheni me te dobët. Gjendja e financave do mbetet delikate për aq kohe sa ju nuk merrni masa strikte. Gjithsesi java e fundit pritet te jete e qëndrueshme. Për punën do jete një muaj i favorizuar dhe i mbushur me surpriza. Do jeni me te organizuar se kurrë.

Akrepi

Do jeni shume te ndjeshëm këtë muaj dhe mund te mërziteni edhe me disa fjale te të afërmve. Gjithçka do ndodhe për shkak te hormoneve. Jeta ne çift do jete e turbullt dhe here pas here nuk do dini nga t’ia mbani. Tregohuni me te hapur me partnerin dhe shprehini ndjenjat lirisht. Beqaret do jene me shume fat nga mesi i muajit dhe ka shume mundësi te takojnë princin e tyre te kaltër. Gjendja shëndetësore fatmirësisht do jete goxha e mire.

Do keni energjinë e duhur dhe do ndiheni ne forme te shkëlqyer. Ne pune mendohuni mire para se te kryeni transaksione. Po shpenzuat shuma ekstravagante do keni pro bleme serioze. Ne pune do i habisni te gjithë me arritjet, por vete nuk do jeni plotësisht te kënaqur. Ata qe janë ne kërkim te një pune do kenë me shume fat javën e trete. Mbajeni mend këtë.

Shigjetari

Do jeni mjaft entuziaste dhe dinamike gjate gjithë këtij muaji dhe gjerat do ju përgjithësisht mire. Ata qe janë ne një lidhje do kalojnë çaste fantastike gjate javëve te para dhe here pas here do ju duket sikur janë ne një ëndërr. Shfrytëzoni sa te mundni çdo çast. Beqaret do fillojnë lidhje ose aventura emocionuese qe javën e pare. Jo vetëm qe nuk do ndiejnë vetmie, por do mund te shijojnë çdo çast deri ne maksimum.

Shëndeti do jete i mire, megjithatë nuk do mungoje ndonjëherë ndonjë dhimbje koke apo dhimbje muskujsh. Gjendja e financave do lere për te dëshiruar. Do merrni borxhe për te shpenzuar për gjerat e domosdoshme. Ne pune do jeni shume te shpërqendruar dhe ne ajër. Ka rre zik qe gjerat te marrin tatëpjetën për disa kohe, deri ne momentin qe disa miq do ju ndihmojnë.

Bricjapi

Do bëni mire qe gjate këtij muaji te merreni me punët tuaja dhe te mos bëni thashetheme për te tjerët. Nëse jeni ne një lidhje java e pare do jete disi harmonike dhe e qete, por me vone mund te fillojnë disa mosmarrëveshje te forta. Nëse keni faj ju pranojini sa me pare gabimet dhe ndreqeni situatën.

Beqaret do mundohen shume, por me kot. Vetëm disa do mund te gjejnë një person te përshtatshëm, te tjerëve do ju duhet te presin. Për shëndetin nuk do jete një muaj shume i qete. Do keni pr obleme te vogla, por qe do ju acarojnë mjaft. Gjendja e financave fatmirësisht nuk do jete e keqe. Do e dini mire sa te shpenzoni e sa te hiqni mënjanë. Ne pune do jeni shume te ngarkuar dhe here pas here do ndiheni pa fuqi. Organizohuni me kujdes qe t’ia dilni.

Ujori

Këtë muaj, jo vetëm qe duhet te diskutoni gjere e gjate, por duhet te merrni edhe disa vendime te rëndësishme. Po i shtytë gjerat keni për ta pasur gjithçka me te vështirë. Ata qe janë ne një lidhje ka rr ezik ka kalojnë partnerin ne plan te dyte duke u marre fillimisht me disa pro bleme familjare. Flisni hapur me te dhe shpjegojani me kujdes situatën.

Beqaret do kenë disa pro bleme dhe nuk do e kenë shume mendjen për te flirtuar me disa persona. Shëndeti nuk do jete i mire për shkak te stresit dhe ankthit qe do ju pushtoje gjithë kohës. Financat do mbeten te mira deri ne momentin qe ju do shpenzoni kuturu dhe shuma ekstravagante. Fatmirësisht jete profesionale nuk do jete e keqe dhe gjerat do ju ecin mire. Disa madje mund edhe te ndryshojnë profesion dhe te fitojnë me tepër.

Peshqit

Do bëni mire ta harroni te shkuarën gjate këtij muaji dhe te mendoni vetëm për te ardhmen. Ata qe janë ne një lidhje do afrohen edhe me tepër me partnerin e tyre dhe do i shprehin ne mënyra te veçanta ndjenjat. Për gjithçka duhet te flisni hapur me partnerin ne mënyrë qe te mos krijohen keqkuptime. Beqaret do jene me te hapur ndaj takimeve dhe do pranoje te bëjnë edhe çmenduri vetëm për te ndryshuar statusin.

Gjendja shëndetësore do vije duke u përmirësuar pas te enjtes se pare te muajit. Do e gjeni kurën për t’u qetësuar. Ne planin financiar do jete Marsi ai qe do ju mbështesë fort dhe do ju drejtoje ne rrugën e duhur. Nuk do ketë vështirësi. Ne pune do jeni kreative dhe plot ide te mira. Do hidhni hapa galopante dhe do i mahisni qe te gjithë ata qe ju ndodhen pranë.

Author: admin