taKryesoret Lufta në Ukrainë/ Stoltenberg: Kemi aktivizuar planin e mbrojtjes, do të përgjigjemi me shpejtësi nëse do të ketë sulme

Jens Stoltenberg ka folur para mediave për situatën nv Ukrainë duke thënë se aleatët e NATO-s kanë aktivizuar planin e mbrojtjes dhe do të përgjigjen me shpejtësi nëse do të ketë sulme.
Stoltenberg: Rusia është kundër zgjerimit të mëtejshëm të NATO-s, gjë që e ka bërë të ditur, sidomos për Ukrainën. Rusia po e kundërhston rregullin e sigurisë dhe vijon të dëshirojë objektivat që synon. Rusia do të mbajë përgjegjësi për veprimet që po bën. Vendimet e Putin për të nisur agresionin në Ukrainë është një gabim i tmerrshëm për të cilën do të paguajë çmim në vitet në vijim.Na janë bashkuar partnerë nga e gjithë bota për të vendosur sanksione ndaj Rusisë. Ditën e djeshme, aleatët e NATO-s kanë aktivizuar planin e mbrojtjes dhe të dërgojmë element të forcave të NATO-s në det, në ajër dhe tokë për të forcuar pozicionin tonë dhe të përgjigjemi me shpejtësi nëse do të ketë sulme ndaj nesh. SHBA, Kanada dhe aleatët europianë kanë sjellë trupa në lindje të Europës nëpër vendndodhje të ndryshme, pra jemi duke forcuar pozicionet tona në lindje të Europës. Nuk duhet të ketë hapësirë për keqkuptime, do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur aleatët tanë.

 

Author: adrianet