Teoria që po ‘çmend’ rrjetin, produksioni ndryshoi pikturën e Donaldit, që të dukej më i talentuar?

Piktura e Adem Jasharit po bën xhiron e rrjetit, shkak dyshimet për Donaldin.

Megjithëse ai ka treguar që është një piktor i talentuar dhe është marrë me këtë punë gjatë gjithë jetës së tij, sërish një pjesë e publikut dyshon se puna përfundimtare nuk është e banorit të BBV.

Në rrjet po qarkullojnë “teori konspirative” se Donaldi e përfundoi punën e tij por jo siç duhet, ndaj produksioni ia ndërroi pikturën me një tjetër më të realizuar.

Po ashtu po qarkullon edhe kjo foto e “dallimit” mes dy pikturave.

Mendoni se kanë dallim?

Rikujtojmë se sonte është nata finale e “Big Brother VIP”, pas katër muajsh sprova e emocione të shumta për banorët përpara publikut shqiptar.

Donaldi, Iliri, Einxhel dhe Beniada janë katër finalistët, njëri prej të cilëve do të ketë fatin të shkojë sonte në shtëpi me çmimin e madh.

Prej ditësh produksioni po përgatitej për finalen e madhe, ndërsa në spektakël do të performojnë të gjithë ish-banorët e këtij edicioni.

Author: admin