Tragjedia me familjen shqiptare në Greqi, detajet e rënda: Si tentoi ish-bashkëshorti t’i fshinte trupat e pajetë

Skena thrilleri janë ato që kanë ndodhur në Greqi në Andravidë, kur një çift shqiptar dhe dy fëmijët e tyre u gjetën të vdekur nga fëmija i tretë i familjes. Sipas mediave greke kanë humbur jetën një fëmijë i quajtur Edi, 3 vjeç, Aliu 2 vjeç, Maria 28 vjeç dhe Gjergji pak më i madh.

Sipas vlerësimeve të para të hetuesve, pasi kanë mbledhur të dhëna, duket se kanë rrëzuar skenarin fillestar të vrasjes, se babi ka dashur t’i marrë jetën nënës dhe dy fëmijeve e më pas ka vrarë veten. Kjo pasi në trupat e dy bashkëshortëve janë gjetur në oborr dhe pranë tyre nuk është gjetur asnjë armë.

Kjo tregon se katë anëtarët e familjes, janë viktima të një vrasje nga nje vrasje nga një person tjetër dhe dyshimet janë se autor është ish-bashkëshorti i 28-vjeçares Maria, i cili tashmë është në kërkim.

Media greke shkruan se autori i transportuar kufomat e çiftit dhe njëri prej fëmijëve në oborrin e shtëpisë dhe ka dashur që t’i ngarkojë në një trajler për të zhdukur gjurmët. Por duket se nuk ka arritur që ta kryejë planin e tij të sëmurë, pasi diçka e ka trembur. Foshnja u gjet e pajetë në krevat fëmijësh. Nga ana tjetër, në fshat raportohet se autori i vrasjes mund të jetë edhe ndonjë një person tjetër me të cilin çifti ka pasur mosmarrëveshje.

Detajet e krimit janë edhe më tronditëse, pasi dëshmitarët okularë thonë se 12-vjeçari gjeti nënën, babanë dhe dy vëllezërit të mbuluar në një pellg gjaku. Ai madje ka nxjerrë vëllain e vogël në rrugë duke dhe ka kërkuar ndihmë më dëshpërim nga kalimtarët.

12-vjeçari pritet të merret në pyetje në prani të një psikologu, për atë se çfarë pa në shtëpi si dhe për marrëdhënien e babait me nënën, si dhe marrëdhënien e saj me ish-bashkëshortin, që është edhe babai biologjik i tij. Sot në Patra pritet të bëhet ekspertiza mjeko-ligjore e katër trupave.

Author: adrianet