
Tre mjete mësohet se janë përfshirë në një aksident rrugor, mbrëmjen e djeshme në Durrës. Nga ky aksident një person ka ngelur i lënduar dhe po mer mjekimet e nevojshme në spital, ndërkohë që policia rrugore nisi hetimet për të mësuar shkaqet e këtij aksidenti.
Njoftimi i Policisë Vendore Durrës për aksidentin
Më datë 01.06.2020, rreth orës 22:24, në aksin rrugor Plepa-Shkozet, janë përfshirë në një aksident rrugor 3 mjete, e për pasojë ka mbetur i lënduar vetëm një shtetas i cili është dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon zbardhjen e shkakunt të aksidentit.