Yjet do t’ju ndihmojnë maksimalisht në çdo fushë të jetës, Jorgo Pulla tregon shenjën e bekuar nga fati

Dashi-Keni qenë impulsiv gjatë kësaj periudhe, por dita sot sjell me vete edhe nevojën për t’u qetësuar. Nga sot e tutje, duhet të organizoheni më mirë dhe do të shihni se planet do të zbatohen qetësisht. Dashuria do të shërbejë si burim frymëzimi, pavarësisht vështirësive të kaluara në çift.

Demi-Bëni kujdes me ato që thoni. Dikush të cilin e konsideroni të afërt mund t’ju kthehet kundër. Mendojini mirë fjalët para se t’i nxirrni nga goja. Shmangni përfshirjen në debate të personave të tretë. Ruani qetësinë përballë çdo situate dhe mbani parasysh se si ju dhe partneri/ja keni kaluar jo pak vështirësi.

Binjakët-Forca juaj e brendshme do t’ju mundësojë që të përfshiheni nga mendime pozitive. Do të jeni në gjendje që të shikoni disa anë të problemeve tuaja. Planetët do t’ju kthjellojnë më së miri, sa që do të kuptoni se është më mirë që t’i lini mënjanë mëritë e vjetra dhe të rindërtoni jetën bazuar në situatën aktuale.

Gaforrja-Sot mund të diskutoni disa probleme të rëndësishme me të afërmit tuaj. Nëse nuk arrini që të menaxhoni situatën, lëreni pezull. Do ta keni të vështirë që të gjeni kohën e duhur për t’ju dedikuar partnerit. Angazhimet profesionale mund të marrin pjesën më të madhe të kohës suaj.

Luani-Jeni të mbushur me energji pozitive e megjithatë, duhet të mbani nën kontroll impulset, në mënyrë që situata të mos ju dalë nga kontrolli. Është mirë, që të jeni më të shoqërueshëm, por me njerëzit që doni. Do të argëtoheni pafund, në sajë të një takimi romantik.

Virgjëresha-Miqësia do të jetë tema e ditës. Do të mund të takoheni me miq të vjetër apo dhe do të rigjeni një harmoni që ju ka munguar prej kohësh. Në raportin në çift parashikohet që të ketë keqkuptime. Ndoshta keni vepruar me qëllim të mirë, por nuk keni marrë atë që prisni. Keni nevojë për shumë durim, për ta zgjidhur këtë situatë.

Peshorja-Dyshimet që keni pasur do të shuhen. Duhet të jeni gati për të pranuar një ndihmë. Nëse ambienti që ju rrethon duket në paqe, nuk ka arsye për të provokuar tensione. Duhet të jeni të aftë që ta kanalizoni energjinë tuaj në drejtimin që duhet.

Akrepi-Surprizat nuk do të jenë gjithmonë të pëlqyeshme. Sot është një ditë tejet e favorshme, për gjithë ata persona që janë vetëm dhe që me gjasë do të takojnë një person special i cili premton shumë. Ndërsa për gjithë ata që janë në një lidhje prej kohësh, kjo është dita për të kuptuar se sa serioze është ajo.

Shigjetari-Dukeni konfuzë dhe të përfshirë në kaos. Merrni kohën që ju duhet për të menduar më mirë. Një ndryshim i papritur, do t’ju orientojë më mirë në jetën tuaj. Ka ardhur koha që të vazhdoni rrugën vetëm. Nuk ka asnjë arsye për t’u lidhur pas diçkaje që nuk ju bën mirë.

Bricjapi-Yjet ju mbështesin maksimalisht, ndaj mundohuni që të mbyllni planifikimet tuaja. Është mirë që mbrëmjen ta lini të lirë, në mënyrë që t’ja dedikoni aktiviteteve relaksuese. Mund të përballeni me diçka të papritur. Është mirë që të mos humbni durimin dhe do të shpërbleheni.

Ujori-Do të lini mbresa të mira në vendin e punës dhe do të fitoni më shumë besim. Mos e neglizhoni një lidhje vetëm sepse ndodhet nën presionin e shoqërisë. Mendohuni mirë çfarë ju lumturon vërtetë dhe nëse nuk është ky/kjo personi i duhur, ka ardhur koha që të bëni përpara.

Peshqit-Ruani gjithmonë një as nën mëngë, për çdo situatë vështirësie. Disa pavendosmëri tuajat do t’ju ndihmojnë që të kuptoni më mirë arsyet e partnerit/es gjatë javëve të fundit. Ndërsa personat që janë vetëm, parashikohet që të kenë njohje interesante

Author: admin