




Të lindurit nën shenjën e ujit, përfshirë këtu dhe gaforren sundohen nga emocionet e tyre.




Ata janë të ndjeshëm, të dashur dhe familjar. Por si të gjithë dhe gaforret kanë anën e tyre të errët, që më shumë se e errët është dramatike ! Më poshtë do të listojmë të gjitha karakteristikat e shenjës më të komplikuar të zodiakut.




Të ndjeshme, sentimentale, dhe besnike, gaforret do të bënin gjithçka për familjen! Gaforrja ka armik çdokënd që vendos çdo gjë tjetër para familjes ! Njihni ndonjë person që të ketë bërë tatuazh family comes first “familja vjen e para” ! Epo me shumë mundësi i përket shenjës së gaforres.
Për ta, mbi të gjitha vlen cilësia e marrëdhënies !
Mund të takoheni rrallë me një gaforre, por bisedat me to janë të thella dhe jo sipërfaqësore. Ato do t’ju gjenden pranë kur të keni më të voglin problem. Port ë shumtë janë ata që në një lidhje me gaforret ndihen sit ë “burgosur”! E themi këtë sepse kjo shenjë nuk të lë të marrësh frymë dhe gati gati e mbyt marrëdhënien me gjithë nevojën që ka për vëmendje e kujdes!




Shpesh janë të pasigurtë dhe mund të pësojnëluhatje emocionale dhe sipas psikologëve kjo gjendje është ngjitëse.