
Anila Mimani do të rikthehet pas shumë vitesh, me një bashkëpunim me Bes Kallakun, projekt që pritet të publikohet së shpejti. Besi ka ndarë në Instagram pamje nga xhirimet e videoklipit, teksa shfaqet duke pirë shampanjë brenda një pishine. “Ma bo i video për videoklip”, shkruan ai krahas fotos së publikuar.
Besi dhe Anila do sjellin në version të ri një nga këngët më të famshme të Anilës, e titulluar “Do digjesh zjarr”, që pritet të bëjë namin njësojë si dikur.
https://www.instagram.com/p/CCavHCZnPET/?utm_source=ig_embed
Këtë na e ka zbuluar Xhensila, e cila ka publikuar një video me bashkëshortin e saj duke udhëtuar me makinë, teksa në sfond dëgjohet një pjesë nga kënga e re.