
Policia Vendore në Durrës, bëri me dije se ka vënë në pranga një 17 vjeçar, pasi akuzohet se ushtronte dhunë fizike ndaj gjyshit të tij.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin D. S., 17 vjeç, banues në Shkallnur, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gjyshit të tij.