Horoskopi i plotë javor (1-7 nëntor) nga Paolo Fox: Gaforrja e para, Dashi i fundit, ja si renditen të gjitha shenjat!

Horoskopi javor i Paolo Fox, parashikimet dhe renditja e shenjave të zodiakut për javën nga 1 deri në 7 nëntor dhe 2021.

Ja ku jemi, i themi lamtumirë muajit tetor 2021 dhe mirëpresim nëntorin: temperaturat po bien, i ftohti po vjen dhe kjo është java e parë e muajit të parafundit të këtij viti.

Jeni kuriozë të dini si do të shkojë java e te në dashuri, punë dhe para? A keni ndonjë ide dhe plan që keni dilema nëse do të realizohet? Epo, jeni në vendin e duhur: ne vetëm duhet të zbulojmë gjithçka me parashikimet e astrologut italian.
Jeni kuriozë të dini si do të shkojë java e te në dashuri, punë dhe para? A keni ndonjë ide dhe plan që keni dilema nëse do të realizohet? Epo, jeni në vendin e duhur: ne vetëm duhet të zbulojmë gjithçka me parashikimet e astrologut italian.
Dashi, horoskopi javor nga Paolo Fox për 1 deri 7 nëntor 2021
Në dashuri, është koha për të rishikuar diçka, por nuk keni pse të ktheheni në të kaluarën, veçanërisht nëse ajo ka qenë ca e dhimbshme.

Ditët e fundjavës do jenë ditë të veçanta, më mirë të mos i lini hapësirë ​​polemikave. Madje mendojeni pak, a nuk është mirë të derdhesh pas pasionit dhe të shijosh momentet?

Në punë gjërat që keni nisur në shtator nuk kanë funksionuar, por tani nuk mund të ndaleni. Mundohuni të përballeni me shtigje të reja, në pak muaj Jupiteri do të jetë me ju dhe do t’ju ndihmojë të shikoni të ardhmen me optimizëm!

Tre yje për Demin.
Afërdita nga e premtja do të nisë një tranzit interesant dhe në dashuri pritet të nisë faza e rikuperimit. Megjithatë ca gjëra duhet t’i sqaroni me personi që jeni në lidhje apo keni për zemër.

Që nga shtatori keni qenë paksa dyshues, i pagjumur madje duke përjetuar siklete. Ndoshta jeni zhgënjyer dhe nuk po e kapërdini dot. Tani nëse jeni me dikë, më mirë të flisni qartë, edhe për faktin se nga e premtja Mërkuri do të jetë në disfavorin tuaj.

Në punë disa projekte kanë ndryshuar ose janë ndërprerë: mos u mërzitni, por bëni kujdes me financat. Mos harxhoni shumë, sidomos në gjysmën e dytë të javës. Nga ana tjetër, përpiquni të zgjidhni një problem të vogël ligjor!

Katër yje për Binjakët.

Afërdita është në disfavorin tuaj edhe për disa ditë. Megjithatë, zemrat e vetmuara tani mund të fillojnë nga e para, premisa për lidhje të reja po vijnë e madje edhe për rilidhjen duke kthyer sytë nga e kaluara.

Por kini kujdes, sepse së shpejti do të vijë ora e shpengimit dhe në pjesën e dytë të nëntorit do të ketë mundësi të reja: favorizoni takimet dhe do të gjeni qetësi për shpirtin tuaj.

Në punë paratë janë kthyer në problem, por tani po ngrini kokën dhe së shpejti do të merrni një lajm të mirë.

Pesë yje për shenjën e Gaforres.

Afërdita, nga e premtja 5 nëntor do të jetë në disavantazh për ju, ndaj do të ishte më mirë të sqarohej një situatë që keni në lidhjen tuaj.

Çiftet që janë në krizë duhet të kuptojnë se tani po e gjejnë veten në një udhëkryq. Në çdo rast, pavarësisht zgjedhjeve që duhen bërë, qielli është premtues dhe madje ditët e së enjtes dhe të premtes mund të ringjallin shpresat në zemrën tuaj.

Në punë, tani është koha për t’u rikthyer në lojë: të enjten mund të merrni ndonjë lajm të mirë. Duhet të veproni sepse deri në fund të këtij 2021 do të vijnë zgjidhjet, ndaj kohë pas kohe investoni për këtë qëllim.

Tre yje për Luanin.

Lajm i mirë për dashurinë sepse lidhjet që kanë lindur gjatë ditëve të kësaj shenje zodiakale, pritet të jenë shumë të bukura.

Në realitet, mund të keni shumë gjëra për të bërë, jeni të mbingarkuar dhe nuk keni fort kohë për ndjenja.
Por mund të bini në dashuri, ndaj gjithmonë është mirë të mendoni më parë nëse ia dilni të mbani dy kunguj në një sqetull.
Në punë ata që kanë kërkuar një transferim apo ndryshim tjetër dhe nuk ia kanë dalë, janë pak të trishtuar dhe të pakënaqur, por duhet të bëheni të fortë. Dhe mbi të gjitha tregohuni entuziastë, sepse do të ketë propozime për t’u shqyrtuar.

Ndërsa prisni këto, mbani mend se ndonjëherë duhet ta hidhni ju, hapin e parë. Në çdo rast, mos u tërhiqni!

Katër yje për shenjën e Virgjëreshës.

Afërdita nga e premtja do të jetë në anën tuaj: thjesht duhet ta lini veten të tërhiqet pas ndjenjave pa i rënë shumë lapsit, qoftë dhe në ndonjë tundim të vogël.

Duhet të kompensojmë kohën e humbur, por kujdes sepse me të lindurit e shenjave të Binjakëve dhe Peshqve mund të ketë shumë sherr dhe përplasje.

Në punë, një konfirmim është në rrugë e sipër, por mund të bëni kërkesa dhe të merrni përgjigje edhe mes të enjtes dhe të premtes.

Nuk mungojnë lajmet dhe zgjidhjet që lidhen me shtëpinë. Por edhe problemet janë gati për të mbërritur!

Katër yje për shenjën e Peshores.
Ka pak gërricje në çift, duket se jeni mes një situate ku dikush duket të jetë i/e dëshpëruar dhe dikush duket të jetë i pangopur.

Në këtë situatë po vlerësoni se çfarë të bëni dhe keni zgjedhur ta lini veten të shkojë pas parimit “të bëhet ç’të bëhet”.

Por mos u shqetësoni sepse gjithçka do të qetësohet.
Në punë, Jupiteri dhe Saturni po duken interesantë, por sektori i financave mbetet i pasigurt: keni shumë shpenzime, e disa, edhe shumë para për të mbledhur. Thjesht bëni kujdes!

Pesë yje për shenjën e Akrepit.

Lidhje e rëndësishme e planetëve të enjten me Diellin, Hënën dhe Marsin.

Këto lëvizje planetare do të ndikojnë dhe do t’ju ndihmojë të jeni më pak përllogaritës dhe më shumë spontanë në sferën e dashurisë.

Mund të keni edhe një takim të këndshëm, por mbrëmja e së enjtes do të jetë edhe më interesante.

Si e enjtja ashtu dhe fundjava, premtojnë gjëra të mëdha dhe kënaqësi të madhe në sferën personale.

Në punë, një kontratë dhe një marrëveshje janë për t’u rishikuar, por lajme të mira do të vijnë në mesjavë, kush e di ç’ndodh!

Katër yje për shenjën e Shigjetarit.

Në dashuri duket se do të përjetoni emocione të shumta edhe për faktin se Venusi do të jetë në anën tuaj për disa ditë.

Nuk shoh asnjë arsye që të ndodhë e kundërta. Mos e nënvlerësoni një takim të dielën më 7 nëntor, ditët janë thelbësore, por duhet të kuptoni se vijnë ca momente që ju do të bëni zgjedhje që ndonjëherë ju ndryshojnë jetën.

Në punë, duke bërë gjithmonë të njëjtat gjëra ju ka kapur një rutinë që po ju mërzit.

Jeni duke menduar që të bëni një ndryshim dhe kjo është java e duhur për të bërë dhe diskutuar propozime.

Diçka e mirë mund të vijë, por në fundjavë është më mirë të reflektoni!

Pesë yje për të lindurit në shenjën e Bricjapit.

Afërdita nga e premtja do të jetë në anën tuaj: ka ardhur koha për të jetuar dhe për të lënë veten të kaloni tek emocionet e bukura në dashuri

Ndaj ju këshilloj që përballë kësaj alternative, të mos zgjidhni atë që bëni më kollaj dhe ca si shpesh së fundit, pra nuk keni pse të mbylleni dhe të izoloheni.

Jeni shumë kuriozë, ju bren dilema për dikë, rehatohuni, sepse vjeshta do të jetë e paharrueshme për disa!

Në punë po vjen një bonus i bukur: të enjten ata që kanë biznesin e tyre do të mund të marrin lajme të mira.

Ndryshimet do të vijnë ndërmjet nëntorit dhe dhjetorit, gjithmonë në një mënyrë pozitive! Më mirë se kaq, nuk bëhet!

Tre yje për ecurinë javore të personave të lindur nën shenjën e Ujorit.

Jupiteri është në anën tuaj, por ju pëlqejnë pak histori e tjjeshta, me partnerë të lirë dhe pa obligime. Po ashtu, po ju pëlqejnë edhe historitë pa kufizime dhe pa kokëçarje.

Nëse ju pëlqen dikush dhe ju nuk po dini të hidhni hapin e parë, prisni dhe mos nxitoni, por nëse është dikush që po luan “luftash” me ju, atëherë e premtja është ditë vendimtare për t’i dhënë fund parimit “hidh e prit”.

Në punë yjet nuk janë premtuese, ka konfuzion. Mundohuni të mos mërziteni, sidomos në pjesën e dytë të javës. Edhe diçka, kini kujdes nga shpenzimet!

Pesë yje për të lindurit në shenjën e Peshqve.

Në dashuri, fokusohuni të enjten dhe të premten, lëreni veten të jeni më të çlirët.

Gjithçka do të kthehet së shpejti në favorin tuaj, Afërdita do të jetë sërish aktive nga e premtja dhe takime të reja e të këndshme do të jenë të mundshme në nëntor.

Në punë, një konfirmim i bukur do të mbërrijë në mesjavë: përpiquni të rikuperoni forcën dhe energjinë, por kujdes shpenzimet për shtëpinë dhe projektet që do të nisin së shpejti!

Author: horoscope