Një burre 58-vjecar i martuar nga Burreli ka habitur me kërkesën e tij të çuditshme gjatë emisionit “Aldo Morning Show”.
Ai ka telefonuar në emision dhe ka kërkuar të njohë një grua tjetër edhe pse është i martuar dhe e ka bashkëshorten.
Kadriu thotë se është i martuar, me tre fëmijë, por kërkon një grua të dytë për ‘qejf’.
“Jam Kadriu nga fshati Dukagjin i Burrelit. Kisha nevojë për një njohje, kam një grua, por dua t’i bëj dy. I dua për qejf, kam tre kalamaj dhe dua edhe një grua tjetër për qejf.
Bashkëshortja ime është dakort. Unë jam 58 vjeç. Unë vuaj vetëm për femra. Edhe Berluskoni është 85 vjeç dhe ka disa femra”- tha ai.