
Pas një viti shkollor jo të zakonshëm, për shkak të pandemisë së COVID-19, maturantët i nënshtrohen sot provimit të parë të Maturës Shtetërore. Maturantët në mbarë vendin kanë nisur t’i nënshtrohen testit për Gjuhën e Huaj, ku janë rreth 31 mijë, 2600 prej të cilëve në Durrës. Proçesi mësohet se ka nisur dhe po vijon në Durrës, nga informcionet e siguara nga AdriaNet. Në datë 11, maturantët do të japin provimin e Gjuhës Shqipe, ndërsa më datë 15 qershor provimin e Matematikës. Në fund të sezonit, më datë 18 maturantët japin provimin e lëndës me zgjedhje.