
Fifi ka pësuar ndryshim drastik pas humbjes së peshës. Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar publikoi një foto nga bregdeti ku tregoi format e saj trupore.
Në imazhin me bikini, Fifi shihet që ka humbur shumë kilogramë dhe ndjekësit i kanë kërkuar recetën që përdori për tu dobësuar, duke thënë se është bërë “një yll”. “O Fifi na jep recetën, si je dobësuar se je bërë ??”- shkroi një ndjekëse.
Këngëtarja iu është nënshtruar kohët e fundit një diete për humbjen e peshës dhe duket se ajo po arrin rezultatet që dëshiron.