
Moti i keq ka bërë kërrdinë në zonën e Lushnjes. Era e fortë dhe shiu i dendur kanë dëmtuar pemët frutore dhe serrat e mbuluara me plastmas.
Shiu dhe erërat e forta kanë dëmtuar totalisht të paktën 4 sera me siperfaqe nga 2 deri në katër dynym, ndërsa dëmtimet e plastmasit mbulues kanë qene pothuaj në 60% të serave.
Ende nuk ka një evidence të plotë të dëmeve të shkaktuara nga stuhia por në terren kanë dalë grupet e punës për të evidentuar dëmet, edhe pse fermerët thonë nën zë se nuk presin ndonjë ndihmë konkrete.