
Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të mbizotërojnë vendin tonë, duke sjellë kthjellime gjatë gjithë ditës në pothuajse gjithë territorin. Por gjatë pasdites, në zonat e thella malore do të kemi shfaqje të vranësirave kalimtare.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat nga 16°C deri në 39°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar dallgëzim 3 ballë.