
Një akisdent automobilistik ka ndodhur mëgjesin e sotëm, i dyti brenda 24 orëve në Durrës. Përplasja mes dy mjeteve, mësohet se ka shkaktuar plagosjen e 65 vjeçari, i cili është dërguar në spital, ndërkohë që policia tha se po vunon për zbardhjen e motiveve të kësaj ngjarje.
Informacion paraprak
Më datë 09.10.2020, rreth orës 09:55, në lagjen nr.5, Durrës, mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin H.P., është përplasur me një motomjet me drejtues një shtetas ende të paidentifikuar rreth 65 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.