




Në mëngjes, dikush fik alarmin për më tepër gjumë dhe një tjetër zgjohet gjithë energji dhe planifikon ditën. Çdo shenjë ka mënyën e vet unike të zgjimit në mëngjes.




Zbuloje më poshtë!
Dashi – Nuk dembelosen në krevat, por zgjohen menjëherë per t’u bërë gati.
Demi – Vendos pak muzikë ndërkohë që është ende në shtrat. Kështu, dita nis më mirë për një dem.
Binjakët – Frikësohen nga gjithë punët që i presin. Ende pa hapur sytë mirë, frikësohen për detyrat e ditës.
Gaforrja – Oh, pastërtorët! Bëjnë një dush që zgjat gjatë, shuuumë gjatë. Zakonisht këndojnë ose vendosin muzikë.




Luani – Këta zgjedhin veshjen më të mirë të mundshme. Ka raste që vonohen, por mundohen gjithmonë të zgjedhin gjënë e duhur.
Virgjëresha – Ja, të përgjegjshmit! Kontrollojnë email-in, mesazhet dhe nisin të kthejnë përgjigje menjëherë.
Peshorja – Iu shkruajnë miqve në grupin e përbashkët.
Akrepi – Asgjë! Nuk bëjnë asgjë dhe nëse kanë diçka për të bërë, mundohen ta shtyjnë sa më shumë.




Shigjetari – Komentojnë me miqtë në foto humoristike (meme).
Bricjapi – Bëjnë planet për ditën dhe organizojnë gjithë kohën e lirë.
Ujori – Shpejt e shpejt mundohet të përditësohen me lajmet më të reja.
Peshqit – Gjumashët që vetëm e fikin alarmin për të fjetur disa minuta më shumë.