Bashkim Fino, deputet i Partisë Socialiste ka humbur jetën sot, duke mos e fituar betejën me COVID-19. Ndarja e tij nga jeta është bërë me dije sot, ndërkohë që autoritet më të rëndësishëm dhe politikanë në vend, kanë shprehur ngushëllimet e tyre nëpërmjet rrjeteve sociale. Kryeministri Edi Rama shpall ditë zie kombëtare 29 Marsin, në nderim të të ndjerit Bashkim Fino, deputet socialist dhe kryeministër i qeverisë së pajtimit kombëtar. Rama e bëri të ditur vendimin që ka firmosur sot nëpërmjet një postimi të tij në faqen zyrtare në FaceBook.