Humbja e thellë 0-3 ndaj Milanit ka qenë tepër e rëndë për skuadrën e Juventusit, aq më shumë kur vjen në një moment kritik për skuadrën teksa rrezikojnë të mos kualifikohen për në Champions sezonin tjetër.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, drejtuesit bardhezi kanë vendosur mos të bëjnë ndonjë lëvizje të nxituar për ta shkarkuar Pirlon pasi kalendari i ngjeshur që kanë përpara është mjaft problem. Juventusi do të përballet me Sasuolon të mërkurën dhe vetëm tre ditë më vonë do të përballet kundër Interit.
Në datën 19 maj do të luajnë finale e Kupës së Italisë kundër Atalantës ndërsa me 23 maj luajnë ndeshjen e fundit të sezonit kundër Bolonjës.
Juventusi aktualisht qëndron i pesti në Serie A dhe rrezikon të mos kualifikohet në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
PANORAMASPORT.AL