Myrto Uzuni është duke kaluar një moment fantastik me skuadrën e Ferencvaroshit në Hungari. Sulmuesi shqiptar, arriti të realizonte dy gola në sfidën e djeshme ndaj Ujpestit në kampionat, duke u ngjitur në kuotën e 12 golave.
Beratasi realizoi golin e avantazhit në minutën e 12-të në sfidën. Pas një harkimi nga e majta, 25-vjeçari ia gjeti mjaft bukur kohën topit, duke e dërguar në rrjetë. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0 në favor të Ferencvaroshit teksa golin e dytë e realizoi Nguent.
Sulmuesi shqiptar nuk u mjaftua me 1 gol, teksa në të 77-ten, realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, duke vulosur triumfin 3-0. Me këtë dopietë, Uzuni u ngjit në vendin e 3-të në klasifikimin e përgjithshëm të golashënuesve në Ligën hungareze të futbollit.
Lista e golashënuesve kryesohet nga Hahn i Paksit me 18 gola, 6 më shumë se sulmuesi shqiptar, kur kanë ngelur edhe 3 ndeshje nga fundi i kampionatit.
diaspora/