Një periudhë eksploruese në këtë fazë për Interin për sa i përket merkatos, ku zikaltrit po shohin me shumë kujdes të gjitha mundësitë. Skuadra e Antonio Kontes tashmë është bërë një destinacion i pëlqyer dhe i dashur nga shumë lojtarë dhe menaxherë. Një grup që po fiton pjekuri dhe që sapo ka nisur një cikël fitues ne Itali, që drejtuesit interistë do të bëjnë gjithçka për ta vazhduar edhe ne vitet e ardhshme me ketë nivel të lartë. Pikërisht për këtë arsye, ditët e fundit Interi ka marrë një telefonatë të rëndësishme nga agjenti i mbrojtësit shqiptar të Napolit, Elseid Hysaj.
Konsiderohet një profil i vlefshëm, por duket se administratori interist Xhuzepe Marota është përgjigjur menjëherë negativisht. Edhe pse drejtuesi italian e vlerëson, me shumë diplomaci i është shprehur se po kërkon një profil tjetër për krahun e majtë. Për më shumë, Interi në atë rol ka edhe Mateo Darmianin, i cili konsiderohet nga Konte si një “xhol” duke qenë se luan në të majtë, në të djathtë dhe në qendër. Në “pole position” për shqiptarin duket se tashme është Roma, sidomos nëse Sarri do të bëhet trajner i tyre.
DY SERBË – Interi, megjithatë, nuk do të heqë dorë nga një modifikim në repartin e mbrojtjes, në prag të sezonit të ardhshëm, me Ranokian dhe Kolarovin të destinuar të largohen nga Milanoja dhe, sipas “La Gazzetta dello Sport”, dy janë emrat në krye të listës së dëshirave të Marotës dhe drejtorit sportiv Piero Auzilio. Së pari Nikola Milenkoviç, i cili me shumë mundësi do të largohet nga Firencja në fund të sezonit: çmimi i tij është në rënie dhe për momentin kuotohet 25 milionë euro. Serbi ndiqet edhe nga Milani. Serb është edhe objektivi tjetër zikaltër: Nikola Maksimoviç, në skadencë me Napolin. Kandidatura e tij është prej kohësh në vëmendjen e Marotës dhe Auzilios, por e interesuar është edhe Lacio.
PANORAMASPORT.AL