Policia e Lezhës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të dënuar nga autoritetet italiane me 11 vite e 7 muaj burgim, për disa vepra penale.
Ermir Lekstakaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi është dënuar për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Pjesëmarrje në grup kriminal “, “Plagosja”, “Rrëmbim personi” dhe “Kundërshtim i punonjësit të Policisë “.
Arrestimi i tij u bë në bashkëpunim me Interpol Tirana, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.