Shitësit ambulantë në zona të ndryshme të Barit në Itali, rikthehen për të protestuar se për më shumë se një muaj që Puglia ka qenë në zonën e kuqe, ata nuk kanë qenë në gjendje të ushtrojnë aktivitetin e tyre. Rreth 200 operatorë të tregëtisë nga shoqata të ndryshme – duke përfshirë Confcommercio, Federcommercio dhe Confesercenti këtë mëngjes pushtuan trotuaret përpara presidencës rajonale. Ata kërkojnë ndërhyrje urgjente për rihapjen e aktiviteteve të tyre, në siguri dhe me sigurinë se nuk do të ketë më pezullime.
Mobilizimi vazhdon dhe pse kalimi në zonë portokalli do të realiuzohet, tregjet do të jenë në gjendje të rihapen, por shitësit në rrugë do tu duhet ende të përballen me humbjet e pësuara, gjatë periudhës së gjatë të mbylljes. //telebari