ADVERTISEMENT
Në muajin maj Italia do të ketë një “kalim i gjelbër kombëtar”, gjë e cila jep mundësinë për të lëvizur lirshëm midis rajoneve. Kryeministri Mario Draghi e shpjegoi këtë duke prezantuar konferencën për shtyp në takimin ministror të G20.
“Ne duhet të ofrojmë rregulla të qarta dhe të thjeshta për të siguruar që turistët mund të vijnë tek ne dhe të udhëtojnë në Itali të sigurt: duke filluar nga gjysma e dytë e qershorit, certifikata e gjelbër do të jetë plotësisht funksionale në Bashkimin Evropian. Falë kësaj, turistët do të në gjendje të lëvizin nga një vend në tjetrin pa karantinë, për sa kohë që ata mund të provojnë se janë shëruar nga Covid, se janë vaksinuar ose se janë negativë me anë të një testi”, tha ai. “
Në pritje të certifikatës Evropiane – shtoi ai – qeveria italiane ka prezantuar një leje kombëtare të gjelbër që do të lejojë njerëzit të lëvizin lirshëm midis rajoneve dhe e cila do të hyjë në fuqi nga gjysma e dytë e majit. Pra, ne nuk jemi duke pritur për gjysmën e dytë të Qershor”, tha ai.