Studimet e shumta tregojnë se grupi i gjakut luan një rol shumë të rëndësishëm në shëndet. Grupet e gjakut janë katër: A, B, AB dhe Zero. Këto grupe formohen që në fillim të jetës.
Çdo grup gjaku ka karakteristika unike që mund të ndikojnë tek mbipesha dhe predispozita e sëmundjeve. Sipas studiuesve, çdo grup gjaku ka më tepër nevoja për ushqime specifike të cilat do t’i gjeni të shpjeguara në këtë artikull. Një seri studimesh të fundit sugjeron që lloji i gjakut – A, B, AB ose O arrin të ndikojë në shtimin ose uljen e shanseve për një sërë kushtesh shëndetësore, nga sëmundjet kardiake deri tek problemet e tretjes.
Sipas një studimi të Universitetit të Harvardit në SHBA, personat me grup gjaku zero përballen me rrezik më të ulët për sëmundjet e zemrës, sigurisht pa përfshirë trashëgiminë gjenetike.
Ushqyerja E Duhur Për Çdo Grup Gjaku
Grupi 0
Njerëzit që kanë grupin e gjakut zero kanë më tepër nevojë për një regjim ushqimor më të pasur me proteina. Ato merren tek mishi pa dhjamë, shpendët, peshku dhe perimet.
Grupi A
Njerëzit që kanë grupin e gjakut A kanë më tepër nevojë për më shumë fruta, perime, fasule dhe drithëra të plota.
Grupi B
Ushqimet që u bëjnë mirë njerëzve me grupin e gjakut B janë barishtet, vezët, mishi pa dhjamë dhe produktet e bulmetit me pak yndyrë. Sipas studimeve të linkuara më lart, atyre mund t’i duhet të kufizojnë misrin, thjerrëzat, domatet, kikirikët dhe farat e susamit.
Grupi AB
Ushqimet më tepër të përshtatshme për këtë grup gjaku janë frutat e detit, barishtet dhe produktet e bulmetit. Njerëzit me këtë grup gjaku mund t’i duhet të kufizojnë kafeinën, alkolin dhe mishrat e përpunuar.
Grupi I Gjakut – Karakteristikat
Njerëzit me grupin e gjakut A kanë tendencën të tresin shumë lehtë karbohidratet dhe nuk e akumulojnë dhjamin në zonën e barkut. Njerëzit me grupin e gjakut 0 kanë vështirësi në tretjen e karbohidrateve dhe shëndoshen më shpejt në këtë zonë. Po ashtu njerëzit me grupin e gjakut A stresohen më lehtë, ndaj duhet të kryejnë aktivitete qetësuese.