Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Vlorë, ku është regjistruar një grabitje në mes të qytetit.
Siç shihet nga pamjet e publikuara nga “Balkanweb”, shitësja e dyqanit dhe një person që gjendej aty për të blerë, bashkë me fëmijën e tij, janë shtrirë përtokë, ndërsa janë të terrorizuar.
Nga ana tjetër autori ndodhet në pjesën tjetër të dyqanit duke mbushur çantën me florinj. Pak çaste më vonë, shihet autori, me një kapuç në kokë, teksa ecën me vrap jashtë me një çantë me florinj në duar, ndërkohë që dëgjohen disa të shtëna me armë.
Gjatë tentativës së arratisjes, autori ka qëlluar disa herë me armë në ajër ndërsa është neutralizuar pak metra larg vendngjarjes.