Atdheu është një ndër konkurrentët më të komentuar të Për’puthen, video të të cilit qarkullojnë shpesh në rrjet. Pak kohë më parë ai u largua nga programi, por u rikthye sërish me kërkesë të vajzave dhe publikut.
Sipas “Express”, konkurrenti i Për’puthen paguhet 500 euro për vetëm një postim, më shumë se disa nga personazhet vip që mund të kenë vite në ekran.
Ai nuk ka reaguar ende rreth këtij fakti. Kujtojmë se Atdheu nuk është përputhur ende me asnjë ndër vajzat e programit.