Pak ditë më parë, Mamaqi zbuloi gjithashtu për të gjithë ndjekësit e tij se do të vijë me një projekt të ri, kësaj here serial.
Ermali publikoi në Instagram foto të një tabelë ku kishte shkruar “Shesim seriale”, duke paralajmëruar në këtë formë projektin e tij më të ri.
Është mësuar se Ermali do të jetë vetë protagonist i serialit të tij dhe po ashtu mban firmën e producentit, së bashku me Dritan Huqin, i cili është anëtar i Akademisë së Festivalit Europian të Filmit. Mamaqi i ka besuar njërës prej bashkëpuntorëve të tij më të mira, skenaristes Klaudia Brahimaj, si dhe Bjordi Mezinit.
Së fundmi, producenti zbuloi gjithashtu edhe aktoren që do të jetë protagoniste në këtë serial.
Bëhet fjalë për aktoren Jonida Vokshi, e cila para pak ditësh festoi ditëlindjen. Në urimin e saj, Mamaqi e quajti aktoren ylli i serialit.