Një sezon fantastik në Hungari për sulmuesin e Kombëtares, Myrto Uzuni, ka bërë të mundur që beratasi të jetë mes të nominuarve për çmimin e lojtarit më të mirë të vitit në Hungari.
Çmim që do të akordohet në bazë të votimit të trajnerëve dhe kapitenëve të skuadrave hungareze. 25-vjeçari e përfundoi këtë sezon në kuotën e 15 golave dhe 6 asisteve, prej tyre 12 në kampionat, dy në kualifikueset e Champions-it dhe 1 në grupe ndaj Juventusit po në Champions.
Këtë fundjavë, sulmuesi festoi shpalljen kampion me Ferencvaroshin në Hungari.
PANORAMASPORT.AL