Lulzim Basha Kreu i PD-së ka qenë sot në një familje durrsake, të cilët janë shprehur se kanë kontribuuar për Partinë Socialiste, janë anëtarë të saj, por se janë të zhgënjyer. Basha tha se PD vjen me një plan punë dhe jo premtime boshe.
Ai theksoi se zotimet janë pjesë e një plani për të cilin është punuar për dy vite, teksa në dorë e kanë qytetarët ndryshimin.
“Ky erdhi me premtim për legalizime falas, kjo historia jote është ndër mijëra histori në Durrës dhe në gjithë Shqipërinë. Njësoj si me premtimet nuk e mbajti dhe për legalizimet. Më 25 prill është dita juaj. Ne kemi ardhur me plan pune jo premtime boshe.
Duke votuar për ndryshimin më 25 prill i ke shërbyer familjes tënde, i ke shërbyer Shqipërisë. Zotimet janë pjesë e një plani, nuk janë bërë dy muaj para fushate. Kemi dy muaj që punojmë për çështjen e pronave, legalizimet për t’i dhënë zgjidhje kësaj plage. Ne kemi në dorë të bëjmë e zbatojmë planin, ju e keni në dorë ndryshimin me votë. Do të takohemi prapë dhe pas 4 vitesh nëse këto premtime nuk janë realitet, nuk vij ta kërkoj më votën”, deklaroi Basha.