Ori Nebijaj kandidon këtë vit si deputete në listat e Partisë Demokratike. Moderatorja e njohur renditet e 18-ta në listën e Tiranës dhe këto kohë ajo është angazhuar me kohë të plotë me fushatën në terren.
Mirëpo, kjo duket se do të jetë hera e fundit që Orin do e shohim si moderatore në ekran, sepse ajo ka marrë një vendim drastik.
Mbrëmjen e djeshme, Nebijaj ishte e ftuar në emisionin “Binjakët”, në të cilin zbuloi se do të heqë dorë përfundimisht nga televizioni. Ajo tha se ka rënë dakord me drejtuesit që të mbyllë këtë sezon, duke qenë se mund ta ndiqte në të njëjtën kohë me fushatën.
“Do ta lë televizionin, sepse unë do bëhem deputete. Edhe nëse nuk do bëhem deputete, do të largohem, sepse unë do të jem në politikë”, u shpreh Ori.