Policia Vendore në Durrës bëri me dije se po vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, ku brenda muajit shkurt është goditur rasti i tretë i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.
Njoftimi i policisë:
Sekuestrohen 4 doza me lëndë narkotike kokainë dhe një sasi parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.
Shërbimet e Policisë e kanë ndaluar në Maminas, shtetasin R. V., i cili po drejtonte mjetin tip “Peugeot” dhe nga kontrolli i ushtruar në mjet iu gjetën 4 doza me lëndë narkotike kokainë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dozat e lëndës narkotike, mjeti tip “Peugeot”, 3 aparate celularë dhe një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.