Ka katër shenja në horoskop, që janë aq “shpirt i lirë”, sa mund të mos mendojnë se po thyejnë ca rregulla dhe ndonjëherë, edhe ligje
Ndonëse nuk kanë një natyrë domosdoshmërisht kriminale, ato i shohin rregullat si pengesa.
Me fjalë të tjera, për ta vlen shprehja: “Rregullat janë bërë për t’u prishur”, shkruan Medium.
1 – Dashi (21 Mars – 19 Prill)
Dashit nuk i pëlqen askush që iu thotë se çfarë të bëjnë. Ata mendojnë se autoritetet ligjore skanë punë fare të ndërhyjnë në jetën e Dashit.
Një Dash e do lirinë e tij dhe është i gatshëm të luftojë për të, pa marrë parasysh asgjë.
2 – Shigjetari (22 nëntor – 21 dhjetor)
Shigjetarit i pëlqen të festojë dhe të kalojë një kohë të mirë. Nisur nga kjo, festimet e tyre mund të përfundojnë me ndonjë thyerje “të vogël” ligji.
Gjithmonë optimist, Shigjetari beson se nuk ka asgjë të keqe nëse rregullat thyhen, për aq kohë sa askush nuk dëmtohet.
3 – Ujori (20 janar – 18 shkurt)
Kur bëhet fjalë për ligjet dhe çështjet ligjore, ka shumë gjëra që Ujori beson se duhen ndryshuar. Në fakt, ata besojnë se disa ligje janë plotësisht idiote, citon Anabel.
Kjo shenjë beson se njerëzit inteligjentë dhe racionalë mund të menaxhojnë në mënyrë të sigurt shumë pjesë të jetës së tyre pa nevojën e një rregulloreje.
4 – Binjakët (21 maj – 20 qershor)
Binjakët kanë një marrëdhënie pak të ndërlikuar me ligjin. Për shembull, nëse tabela thotë “Nuk parkohet”, por aty ka një vend fiks për të parkuar, pse mos ta parkojë makinën?
Mos jepni asnjë përgjigje. Binjakëve s’u intereson. /Telegrafi/