Njerëz të ndryshëm kanë aftësi të ndryshme. Disa janë mjeshtra për të folur në publik, të tjerë janë të mirë në negociata. Ka edhe nga ata që janë mjeshtra në flirt. Shikimin, lëvizjen e trupit, çdo veprim e kanë të lindur dhe flirtin e kanë po aq të lehtë sa një bisedë normale. Janë shumë natyralë dhe elegant edhe kur flirtojnë.
Cilët janë?
Luani
Askush nuk ia kalon Luanit kur bëhet fjalë për flirt. Ata nuk kanë nevojë të bëjnë asgjë për të flirtuar. Janë miqësorë me pothuajse të gjithë dhe janë të shkëlqyer në ngacmime dhe komplimente. Luanët janë të sigurt në vetvete dhe kjo i bën edhe më tërheqës.
Binjakët
Binjakët dinë kur t’i thonë gjërat dhe si t’i thonë në mënyrën e duhur. Ata janë flirtues dhe ndonjëherë nuk janë as të vetëdijshëm që po flirtojnë. Kur Binjakët komplimentojnë dikë, ata janë të sinqertë sepse mund të gjejnë diçka pozitive për të thënë për këdo. Ata vërtet duan të jenë pranë njerëzve dhe janë të vëmendshëm kur dikush u flet.
Shigjetari
Duan të takojnë njerëz të rinj, të shkojnë në vende të reja dhe të përjetojnë gjithçka, kështu që sigurisht, ata janë flirtues të mirë. Flirtimi është një pjesë e personalitetit të tyre, prandaj nuk e bëjnë si diçka të detyruar. Pra, nëse një Shigjetar po flirton me ju, kjo do të thotë që ata janë të interesuar për ju.
Peshorja
Janë simpatik dhe miqësorë në mënyrën e tyre. Flirtojnë në mënyrë delikate dhe buzëqeshin shumë ose luajnë me flokët e tyre, teksa flirtojnë. Janë mjeshtra të artit dhe të lajkave dhe duket se e dinë saktësisht se çfarë të thonë për të lumturuar të tjerët.
Dashi
Dashi është flirtues i madh. Njerëzit duan të shoqërohen me ta. Ata janë pasionantë dhe nëse u pëlqen dikush, veprimi i tyre i thotë të gjitha. Janë të sigurt, të guximshëm dhe nuk e kanë problem të bëjnë lëvizjen e parë. Flirtimi mund të jetë një lojë për Dashin, dhe ata kurrë nuk kanë dëshirë ta humbin atë lojë.