Edhe pse janë të vetëdijshëm për gabimet që bëjnë, ata përsëri e kanë të pamundur të kërkojnë falje. Diçka mund ta themi me siguri. Mos u lodhni me këto tre shenja të Horoskopit, pasi nuk thonë kurrë “më fal” sado gabim ta kenë.
Binjakët: Ata thjesht nuk janë të vetëdijshëm se kanë bërë diçka për të kërkuar falje. Binjakët harrojnë se ç’kanë bërë dhe ajo që dinë të bëjnë më mirë është të vazhdojnë para, pa e vrarë mendjen për atë që kanë lënë pas.
Shigjetari: Shigjetari është jashtëzakonisht i mirë në komunikim, dhe mund të gjejnë një sërë mënyrash për të kërkuar falje pa e thënë këtë fjalë, që atyre u duket sikur u ul reputacionin. E mira është se ata e dinë ku gabojnë dhe thjesht nuk e përsërisin më.
Ujori: Ata nuk janë të prirur për të kërkuar falje nëse nuk kanë bërë diçka katastrofike. Ata priren të mendojnë se zakonisht kanë të drejtë për gjithçka dhe mund të jenë disi arrogante. Ata e marrin të mireqenë se të tjerët i falin dhe mjaftohen me aq.