Kjo e shtunë do jetë spektakolare për Shigjetarin. Ardhja e Hënës në shenjë, rreth orës 12:15 të mesditës do ju dhurojë nëj fundjavë fantastike. Në dashuri gjithçka do shkojë për mrekulli: do e shihni partnerin/en me sytë plot gëzim dhe do kaloni një mbrëmje të mrekullueshme me atë që keni pranë. Yjet do dhurojnë komunikim, krijimtari dhe ekuilibër të brendshëm, ndaj shijojeni.
Nëse jeni single, tregohuni të hapur dhe mirëkuptues me atë që ju intereson, duke u përpjekur të përballeni një herë e përgjithmonë me atë që nuk ju kënaq. Këshilla e momentit: merruni seriozisht me mirëqenien tuaj fizike.
Në punë fantazia do ju lejojë të gjeni zgjidhje alternative për ato probleme që nuk i keni zgjidhur aktualisht.