Dibran Hoxha i njohur gjerësisht në Kosovë si Kobra, është përfshirë në një sherr në një qendër tregtare të njohur në Prizren.
Mësohet se përleshja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:35. Arsyeja e këtij konflikti mësohet se ka qenë për shkak të mosmarrëveshje midis Kobrës dhe personit tjetër të pa i identifikuar deri më tani.
Sipas dëshmitarëve që kanë njoftuar edhe policinë, sherri ka nisur me kërcënime brenda një lokali. Kobra dhe shtetasi tjetër janë zënë barbarisht me grushte, ndërsa personi që u dhunua nga Kobra ka pësuar lëndime të rënda në trup. Policia rajonale në Prizren ka nisur hetimet, ndërsa pritet zbardhja e konfliktit.