Komiteti teknik i ekspertëve bëri sot një deklaratë për mediat ku informojnë, mbi ecurinë e situatës rreth Covid -19 në Shqiperi.
Albana Tiço Drejtore e ISHP tha se ndonëse është ulur nr i të infektuarve dhe atyre që janë në spital, ajo u shpreh se betja me virusin nuk është fituar ende.
Fjalimi i plotë:
Ka pësuar një ulje numri i të shtruarve në spitale dhe numri i fataliteteve. Gjatë gjithë kësaj periudhe është vijuar me vaksinimin, ku deri më dje është me një mesatare ditore te 16 mijë. Gjirokastra, Berati dhe Korca nuk kanë pësuar ndryshime të ndjeshme për të vlerësuar në masat e marra paraprakisht. Gjej rastin që përmes këtij komunikimi të kujtoj qytetarët se nuk ka përfunduar beteja jonë me virusin, prandaj respektimi i rregullave, mbajtja e maskës, distancimi social, higjiena personale dhe karantinimi i rasteve të reja, duhet të vijojnë”, tha Fico.