Dy persona janë shoqëruar nga policia e Vlorë, pasi janë konfliktuar me sende të forta me njëri-tjetrin. Si pasojë e këtij sherri ka mbetur i plagosur një person.
Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 në lagjen “Partizani”,Vlorë. Gjithashtu mësohet se shtetasi me inicialet V. V., 36 vjeç është konfliktuar me sende të forta me shtetasin F. S., 37 vjeç, i cili ka marrë dëmtime të lehta.
Të dy këta shtetas janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme”, thotë policia.
Bëhet e ditur se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.